Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti i KiE-së për Shqipërinë. Klima politike ka ndryshime, por përsëri mbetet e tensionuar
English

Raporti i KiE-së për Shqipërinë. Klima politike ka ndryshime, por përsëri mbetet e tensionuar

Këshilli i Europës ka kërkuar nga politika shqiptare që të mos bëhen pengesë në zgjidhjen e çështjes së presidentit të vendit, që kjo çështje të mos jetë burim i tensionit politik në Shqipëri.

“Zgjedhjet presidenciale duhet luajnë një rol të rëndësishëm duke normalizuar klimën politike në Shqipëri. Kështu është e rëndësishme që këto zgjedhje të mos bëhen një burim tensioni dhe ta çojnë politikën në një rrugë pa krye. Forcat kryesore politike duhet të përpiqen të arrijnë një marrëveshje konsensuale dhe të pranueshme nga të dyja palët për kandidatin për president të vendit” thuhet në raport.

Edhe pse ka patur një përmirësim të klimës politike në vend, përsëri gjendja mbetet e tensionuar.
Këshilli i Europës ka vlerësuar edhe punën që po bëhet për miratimin e reformës zgjedhore. “Teknologjitë për votimin elektronik duhet të aplikohen në të gjitha qendrat e votimit duke përfshirë edhe ato ku kushtet mund të jenë të pafavorshme për teknologji të tilla, relativisht të paprovuara. Ne rekomandojmë që kjo mënyrë e re të aplikohet në një projekt pilot, vetëm në disa qendra votimi gjatë zgjedhjeve të ardhshmë”, theksojnë reporterët.
Reporterët europianë shprehen se do të kthehen përsëri në Shqipëri në vjeshtën e këtij viti kur dhe çështja e presidentit të jetë zgjidhur dhe fryma politike të jetë futur në udhën e vet.

KOMENTE