Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Testi Gjuhë shqipe-Letërsi. Matura 2012. Shpjegimet vlerësuese
English

Testi Gjuhë shqipe-Letërsi. Matura 2012. Shpjegimet vlerësuese

Testi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, për Maturën Shtetërore 2012 përmbante një tekst jo letrar, një fragment nga romani “Kështjella” i Ismail Kadaresë dhe poezinë “Albatros” të Sharl Bodler nga vëllimi poetik “Lulet e së keqes”, të rekomanduara në programin orientues të Maturës 2012
Qysh në vitin 2008, për shkak të trajtimeve të ndryshme të fragmenteve të veprave të autorëve letrarë, programi orientues i gjuhës shqipe dhe letërsisë është hartuar mbi bazën e veprave të plota të autorëve.
Testi shoqërohet me skemën orientuese të vlerësimit. Megjithatë, kjo skemë nuk është fikse. Në qoftë se përgjigja vlerësohet se përkon me logjikën e kërkesës së pyetjes, ajo vlerësohet pozitivisht. Kjo shprehet qartazi edhe pas çdo modeli përgjigjeje të pyetjeve të hapura në skemën e vlerësimit: “Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë”.

Për shembull
Për pyetjen 15, Varianti A: “Çfarë simbolizon albatrosi në këtë poezi? Në cilin varg shfaqet thelbi i këtij simboli?”
Në skemën e vlerësimit është dhënë modeli i mëposhtëm:
Albatrosi si simbol:
Albatrosi simbolizon natyrën e dyfishtë te çdo qenie njerëzore, që është: çdo njeri mbart në vetvete si cilësitë pozitive ashtu edhe ato negative (si mbartës i mëkatit fillestar).
Vargu:
Të shëmtuar, po dikur aq të bukur në k’të bot’!
Do të merret në konsideratë edhe nëse nxënësi shkruan:
A. Albatrosi simbolizon natyrën e dyfishtë te çdo qenie njerëzore, që është: çdo njeri mbart në vetvete si cilësitë pozitive ashtu edhe ato negative.
Vargu:
Të shëmtuar, po dikur aq të bukur në k’të bot’!
B. Albatrosi është simbol i poetit, me kuptimin dhe moskuptimin që i bëhet në shoqëri.
Vargu:
Po i mërguar në tokë, me thumbimin i rënë ndesh,
2. Për pyetjen 16 /a, Varianti A: “Cilat janë dy motivet qendrore të kësaj poezie”?
Në skemën e vlerësimit është dhënë modeli i mëposhtëm:

shëmtia dhe bukuria e jetës;
mizoria.
Do të merret në konsideratë edhe nëse nxënësi shkruan:

moskuptimi
dhuna
mizoria
përbuzja
etj.
Vlerësuesit, si detyrim që rrjedh nga “Rregullorja e Maturës Shtetërore”, përpara se të fillojnë vlerësimin, i nënshtrohen një procesi trajnimi të detajuar për përgjigjet e çdo pyetjeje të testit, ku synohet në sqarimin e tyre, veçanërisht përgjigjet e pyetjeve me interpretim të hapur, si në shembujt e mësipërm.
Në “Rregulloren e Maturës Shtetërore”, procesi i vlerësimit trajtohet si më poshtë:
Në rastet kur ka mospërputhje të vlerësimit, midis dy vlerësuesve të pavarur, përgjegjësi i vlerësimit së bashku me një vlerësues tjetër kryejnë vlerësimin përfundimtar. Pas këtij vlerësimi, pikët për çdo kërkesë të testit pasqyrohen në tabelën përmbledhëse në faqen e parë të testbroshurës dhe firmosen nga të katër vlerësuesit e testit.
Qëllimi i këtij sistemi korrigjimi është që të vlerësohet sa më saktë çdo përgjigje që ka dhënë maturanti/ja edhe pse si formulim mund të mos jetë e njëjtë me atë të të dhënë në çelësin e përgjigjeve të testit, të përgatitur nga autorët e tij.

KOMENTE