English

Vladimir Putin vizitë tepër të rëndësishme në Kinë

Presidenti rus Vladimir Putin ka filluar një vizitë tre-ditore në Kinë, ku energjia dhe politika e jashtme pritet të mbizotërojnë axhendën.

Z. Putin tha përpara udhëtimit se ai donte të rritë më tej tregtinë dypalëshe, të cilat arritën 84bn dollarë (£ 55bn) vitin e kaluar.

Kriza siriane pritet të diskutohet gjatë bisedimeve si dhe marrëveshje të ndryshme ku kyç është marrëveshja e gazit, pasi Rusia është gjigande në prodhim dhe Kina gjigande në konsumim.

Rusia dhe Kina i kanë rezistuar presionit perëndimor për të hequr Presidentin Bashar al-Assad nga pushteti në mes të trazirave të vazhdueshme.

I dërguari i Kinës në OKB, Li Baodong, e ka cilësuar Sirinë si një prej çështjeve më urgjente në axhendën e Këshillit të Sigurimit.

Pekini, aktualisht mban presidencën e rradhës së këshillit, dhe zoti Li u kërkoi të gjitha palëve që menjëherë të zbatojnë planin e paqes të OKB-së përmes të të dërguarit Kofi Anan.

Lëvizja rebele Ushtria Çlirimtare e Sirisë deklaroi të hënën se nuk ishte më e gatshme të zbatonte armëpushimin.

Zëdhënësi Sami al-Kurdi i tha agjencisë së lajmeve AMF se UÇS-ja kishte nisur sulmin ndaj ushtarëve për të mbrojtur popullin.
Z. Putin do të mbajë bisedime të gjera me presidentin kinez Hu Gjintao më vonë të martën.

Udhëheqësi rus është shoqëruar në Pekin nga gjashtë ministra të kabinetit, si kreun e gjigandit të gazit Gazprom dhe kompanitë e tjera të energjisë.

KOMENTE