English

Gjoksi i zmadhuar jep më shumë kënaqësi seksuale

Pothuajse të gjithë njerëzit gëzojnë dhe janë të kënaqur me gjoksin që natyra i ka falur.
Por ka dhe shumë prej tyre, sidomos femrat që insistojnë ta zgjerojnë duke ju nënshtruar metodave të ndryshme kozmetike kirurgjikale pasi përmirësojnë më shumë jetën e tyre seksuale thotë një studim i ri.

Nga gratë që morën pjesë në sondazh në internet nga RealSelf, 61 përqind thanë se kishin patur më shumë seks dhe se jeta e tyre seksuale qe përmirësuar mjaft pas zmadhimit të gjoksit.
Gjithashtu rezultatet treguan se dhe orgazma arrihej më lehtë përmes një gjoksi të zmadhuar.

Dr Andrew një kirurg plastik në zonën e Dallas dhe Asistent Profesor i Kirurgjisë plastike në Universitetin e Teksasit tha : "Rezultatet e anketës nuk janë befasuese. Unë shoh një transformim në atë që pacientet veshin dhe se si ato e mbajnë veten e tyre në zyrë, pas zmadhimit të gjirit. Në vëzhgimin tim personal, gratë patjetër ndjehen më të sigurta pas procedurës, dhe ju lehtë mund të shihni se si besimi i përmirësuar do të çojë në përmirësime në fusha të tjera të jetës së tyre."

Gati një milion gra në SHBA kanë marrë zgjerime të gjirit në tre vitet e fundit që kushtojnë midis 6-10,000 mijë dollarë.
Por gjoksi nuk është për kënaqësinë e një njeriu, por nëse një grua përqafon trupin e saj dhe ndjehet e autorizuar prej saj, atëherë ajo do të gëzojë veten më shumë.

KOMENTE