Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Proçedura e lëshimit të dokumenteve nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme
English

Proçedura e lëshimit të dokumenteve nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme, vendimin “Për procedurën e lëshimit të dokumenteve nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme”, i propozuar nga Ministri i Drejtësisë.

Ky vendim miratohet në kuadër të dixhitalizimit të sistemit të drejtësisë në tërësi, pjesë e të cilit është edhe dixhitalizimi i sistemit të veprimtarisë noteriale dhe në mënyrë të veçantë krijimi i sistemit të aplikimit on-line për regjistrimin e pasurive të paluajtshme të tjetërsuara.

Vendimi ka si qëllim përmirësimin e respektimit dhe të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve të shpejta , cilësore dhe efektive.

Nisma e ndërmarre nga ministria e Drejtësisë synon të parashikojë që noteri përpara hartimit të aktit të tjetërsimit të pasurisë së paluajtshme do të kryejë verifikimin në një bazë të dhënash elektronike , ku janë të pasqyruara të dhënat mbi pronësinë e pasurisë. Realizimi i këtij qëllimi paraqet si avantazhe kryesore, shmangien e kontakteve të drejtpërdrejta të qytetarit me zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe për rrjedhojë reduktimin e fenomenit të radhëve të gjata, kohës së humbur dhe veprimeve korruptive.

Realizimi i verifikimit on-line të pasurive të paluajtshme shkurton zhvillimin e një transaksioni me dy faza për qytetarin: 1 ditë për të shkuar tek noteri për lidhjen e kontratës dhe 1 ditë për ta tërhequr kontratën , se bashku me vërtetimin e pronësisë.

Me anë të këtij vendimi të miratuar gjen rregullim edhe regjistri elektronik i përpunimit të kërkesave, me të cilin operojnë punonjësit e zyrës, nën përgjegjësinë e Regjistruesit. Ky regjistër elektronik garanton trajtimin e praktikave sipas radhës së paraqitjes së kërkesave.

Gjithashtu parashikohet se Kryeregjistruesi miraton me udhëzim procedurat standarde të veprimeve me regjistrin eketronik të përpunimit të kërkesave, duke përfshirë përshkrimin e veprimeve të kryera nga zyra që pasqyrohen në këtë regjistër.

Ky vendim konsiderohet si një prioritet me anë të të cilit zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe noteri ofrojnë një shërbim eficent në cilësi, të garantuar dhe efektiv në kohë për qytetarët.

KOMENTE