Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
2 vjeçari ngrihet nga arkivoli, kërkon ujë dhe shtrihet përsëri. Histori rrënqethëse
English

2 vjeçari ngrihet nga arkivoli, kërkon ujë dhe shtrihet përsëri. Histori rrënqethëse

Në një rast që duket pothuajse shumë e pabesueshme për të qenë e vërtetë, ORM pohoi se Kelvin Santos ndali frymëmarrjen gjatë trajtimit të pneumonisë në një spital në Belem, në veri të Brazilit.
Ai u deklarua i vdekur në 7.40 pasditen e të premtes dhe trupi i tij i është dorëzuar familjes së tij në një qese plastike.
Familja e shkatërruar nga vdekja e fëmijës e mori atë shtëpi ku bënë të gjitha zakonet dhe nderet për një të vdekur duke e vendosur në një arkivol të hapur ku qëndroi gjithë natën nën rruajtjen e të afërmve.
Por, një orë para varrimit të tij, të shtunën djali hapi sytë dhe u ngrit nga arkivoli i tij dhe iu drejtua të atit: "Babi, a mund të pi pak ujë? '.
Babai i djalit, Antonio Santos, tha se: "Gjithkush ka filluar të bërtasë, ne nuk mund ti besonim syve tanë. Pastaj ne kemi menduar një mrekulli kishte ndodhur dhe djali ynë kishte ardhur përsëri në jetë.


Po Kelvin ishte shtrirë përsëri në arkivol për të mos u kthyer kurrë.
Z. Santos nxitoi me djalin e tij përsëri në spital Santos Aberlardo në Belem, ku mjekët ripanë djalin dhe konfirmun se ai nuk kishte shenja të jetës.
Ai tha: 'Ata më siguruan se ai vërtetë kishte vdekur dhe nuk më dhanë asnjë shpjegim për atë që kishim parë dhe dëgjuar. "
Familja e djalit ka vendosur të shtyjë në funeralin për një orë me shpresën se ai do të zgjohet përsëri, por varrimi u krye në 5 pasdite atë ditë në një varrezë lokale.
Të bindur se djali i tij ishte viktimë e gabimeve mjekësore, zoti Santos ka regjistruar tashmë një ankesë me policinë të cilët kanë nisur një hetim.
Ai tha: "Pesëmbëdhjetë minuta pasi e ripanë ata më thanë që është i vdekur. Një i vdekur nuk mund të ngrihet dhe të flasë. Ndoshta ata nuk e shqyrtuan atë siç duhet. Unë jam i vendosur për të gjetur të vërtetën. "

Departamenti lokal shtetëror sot ka konfirmuar se djali ishte pranuar në spital në gjendje kritike dhe u deklarua i vdekur pas një dështimi kardiak të frymëmarrjes.

KOMENTE