English

Bode: Skema e pensioneve deri tani ka dështuar, gati skema e re (VIDEO)

Në konferencën e organizuar me rastin e 20 vjetorit të krijimit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ministri i Financave ka pranuar se skema e pensioneve që është aplikuar deri tani ka dështuar. Qeveria ka pregatitur skemën e re të pensioneve por pret një moment më të qetë politikisht për ta bërë publike. Skema e re parashikon rregulla më të forta në marrjen dhe largimin nga puna.

“Ky sistem i ri synon zgjidhjen përfundimtare të një sërë çështjesh, si vendosja e elementëve shtytës të rritjes së pjesëmarrjes dhe pagesës së kontributeve nga paga reale. Sidomos nga rastet e kontribuesve me pagë mbi mesataren. Gjithashtu, synon mënjanimin e këtij proçesi dystimi të përfitimit nga skema e pensionit, pavarësisht nga kontributet”, deklaroi Bode.
1087

KOMENTE