English

Erkand Qerimaj jo më Kampion Evrope pasi i hiqet titulli. Rezultoi pozitiv në testet antidoping

Erkand Qerimaj, një muaj më parë u shpall Kampion Europe, po është pezulluar për katër vjet nga aktivitetet sportive.
“Vitaminat që kam marrë i marrin shumë sportistë nëpër botë. Nuk është substancë e ndaluar, por stimulant që është marrë pa qëllim dhe dënimet në këto raste janë vetëm disa mujore”, theksoi peshëngritësi në një konferencë shtypi të enjten pasdite.
Qerimaj doli pozitiv pas një testi dhe për këtë arsye Federata Botërore e Peshëngritjes vendosi ta pezullojë atë deri në vitin 2016 dhe gjithashtu t’i heqë titullin Kampion Europe që mori në Turqi rreth një muaj më parë.
Sipas një shkrese të dërguar me 4 maj të këtij viti në adresë të Federatës, Federata Botërore e Peshëngritjes njofton se pas testeve të bëra në urinën e Qerimajt është gjetur një substancë e familjes “Metyl hexanamine” e përfshirë në listën e të ndaluarave qysh nga viti 2011. Ai bëri 2 analiza një 8 ditë para kampionatit dhe një ditën e garimit e cila doli pozitive.
Në të dyja këto teste Qerimaj ka deklaruar se përdorte vitamina Badi Sërxh.

KOMENTE