Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grushta në studion TV greke
English

Grushta në studion TV greke

Një skenë e pabesueshme dhune ka ndodhur para kamerave gjatë emisionit informativ të mengjesit në studion e televizionit privat grek ANT1. Protagonist ë saj ka qene numri dy i partise neonaziste Chrisi Avgji dhe zëdhënësi i saj, Ilias Kasidhiaris.

Në këtë incident të paparë të shpërthimit të dhunës nga një anëtar i Parlamentit grek, një panel nga përfaqësues të disa partive ishte i ftuar në programin e mëngjesit të Gioros Papadakis. Toni i debatit ishte tashmë i lartë kur ai doli jashtë kontrollit.

Kasidiaris dhe Kanelli kishin shkëmbyer tashmë pikëpamjet e tyre ku Kasidiaris e ka quajtur atë "komunist i vjetër" (παλιοκομμούνι) dhe ajo e quajti atë "gjermano-bashkëpunëtor" (Γερμανο-τσολιας = një përshkrim për bashkëpunëtorë, gjatë pushtimit të Luftës së Dytë Botërore) dhe "fashist" (φασισταριό).

Dourou i zemëruar ndërhyri duke dhënë mendimin e tij pasi ai kandidon kundër Kasidiaris. Kur Dourou tha: "Partia juaj do të çojë Greqinë 500 vjet mbrapa", Kasidiaris rrëmbeu gotën me ujë dhe ja zbrazi atij në fytyrë.

Kanelli kërceu lart duke i thënë atij: "Largohu nga këtu, trap, gomar!". Kasidiaris u ngrit dhe filloi të qëllojë me grushta Kanellii, ndërsa prezantuesja Papadakis ndërhyri duke bërtitur: "Jo! Jo! "

KOMENTE