English

Kashari me masterplanin e ri të zhvillimit (VIDEO)

Tashmë jo vetëm qyteti i Tiranës ka planin tij të zhvillimit, por dhe komunat rreth e qark Tiranës të cilat janë bërë pothuajse lagje të Tiranës kanë hartuar planet e tyre për t'ju përgjigjur këtij zhvillimi.
Komuna Kashar që mendohet të ketë një popullsi prej 130 mijë banorësh që ka në përbërje 10 fshatra, ka paraqitur strukturën e planit të zhvillimit në 20 vitet e ardhshme. Sipas drejtuesve të komunës, plani rregullues i jep prioritet zhvillimit të biznesit në këtë zonë.
Kryekomunari tha se plani 20-vjeçar për zhvillimin e Kasharit nuk do të diskriminojë pronarët e pronave të cilët prej vitesh jetojnë në ankth se çdo të bëhet me pronat e tyre.

“Bazuar në bashkëpunimin me banorët, në masterplan është parashikuar ndërtimi i një rrjeti të infrastrukturës rrugore i cili do të lidhë jo vetëm komunat me njëra tjetrën por edhe me metropolin”, tha kryetari Fuçia.

1092

KOMENTE