Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi u dorëzon Flakën e Lojërave Paraolimpike Shqiptare, atletëve me aftësi të kufizuara
English

Presidenti Topi u dorëzon Flakën e Lojërave Paraolimpike Shqiptare, atletëve me aftësi të kufizuara

Në kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u zhvillua sot në mesditë në një nga mjediset e hapura të Institucionit të Presidentit ceremonia e çeljes së Lojërave Paraolimpike Shqiptare. Në këtë ceremoni sportive për atletë me aftësi të kufizuar ishin të pranishëm Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadori Eugen Volfart, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nikolas Kanon Obe, Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Marko Lajdeker, përfaqësues dhe drejtues të Këshillit Britanik, të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, të Fondacionit “Vodafone Albania”, mjeshtra të sportit, personalitete të njohura të botës së sportit shqiptar dhe pjesëtarë të ekipit olimpik: sportistë me aftësi të kufizuara.

Në hapjen e ceremonisë, pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe ndezjes së Flakës Olimpike, Drejtori ekzekutiv i Fondacionit “Vodafone Albania”, zoti Albi Greva falënderoi Presidentin Topi për mbështetjen e pakursyer ndër vite si dhe për bekimin e tij për këtë Lëvizje, si dhe Këshillin Britanik dhe Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar që bënë të mundur organizimin e këtij aktiviteti.

Ndërsa, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nikolas Kanon Obe, duke vënë në dukje faktin se Lojërat Paraolimpike Shqiptare përkojnë me Vitin Botëror Olimpik, u shpreh: “Është kënaqësi e madhe për mua të jem në këtë ceremoni. Veçanërisht, sepse na ndajnë vetëm pak javë nga hapja e Lojërave Olimpike në Londër. Këto Lojëra Paraolimpike tregojnë se njerëzit mund të triumfojnë mbi vështirësitë dhe të shkëlqejnë. Në sport është bukur të fitosh, por më e rëndësishmja është të marrësh pjesë. Në emër të Ambasadës Britanike dhe ‘Këshillit Britanik’ ju uroj të gjithëve fat në Lojërat Paraolimpike!”

Më pas ceremonia u përshëndet nga Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart, cili vuri në dukje: “Sporti në fakt sinjifikon jetën dhe unë jam shumë i nderuar që jam në këtë aktivitet sot. Integrimi i plotë i personave me aftësi të kufizuar në të gjitha sferat e jetës publike përbën një të drejtë themelore të njeriut. Shoqërisë civile i duhet të luajë një rol kyç në promovimin e të drejtave të njeriut, duke përfshirë të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuara dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën publike. Ne jemi të nderuar që kemi mundësinë që së bashku me Presidentin e Republikës, Ambasadorin britanik dhe Fondacionin ‘Vodafone Albania’, dhe që kemi mundësinë të mbështesim këtë aktivitet. Jam shumë i kënaqur që jam sot këtu me ju!”

Zoti Viron Bezhani, si përfaqësues i KOKSH-it, përshëndeti atletët e rinj, duke shprehur mbështetjen maksimale “për këtë nismë unike dhe kaq të merituar që Shqipëria duhej ta kishte, dhe që tashmë të gjithëve na takon ta çojmë përpara”. Zoti Bezhani në mënyrë simbolike i dhuroi Presidentit të Republikës Uniformën Olimpike.

KOMENTE