English

Raundi i 4 -ët për zgjedhjen e presidentit, ditën e hënë

Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli u mblodh sot Konferenca e Kryetarëve për të caktuar datën e zhvillimit të raundit të katërt për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.
Pasi u shqyrtuan propozimet e të gjitha palëve, Konferenca me konsensus vendosi që raundi i katërt për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë të zhvillohet ditën e hënë, dt 11.06.2012, ora 10:00.
Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, në një prononcim për mediat Kryetarja e Kuvendit tha:

Siç u lajmërua në seancën plenare, u mblodh Konferenca e Kryetarëve, e cila në bazë të Rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës së Shqipërisë ka për detyrë të caktojë datën e zhvillimit të raundit pasardhës. Konferenca e Kryetarëve me konsensusin e të gjitha palëve vendosi që raundi i katërt të zhvillohet ditën e hënë, ora 10:00.

Zonja Topalli, a ka shanse që të kemi një President konsensual në raundin e katërt?

Ekziston e gjithë dëshira e mirë dhe vullneti i mirë për të arritur në zgjedhjen e një figure dinjitoze për postin e Presidentit të Republikës.

KOMENTE