English

Takimi i 2-të Rama-Berisha pa konsensus. Artan Hoxha kandidati i propozuar nga mazhoranca

Artan Hoxha është kandidati më i përfolur dhe për të cilin është rënë më shumë dakord nga ana e mazhorancës ndërkohë pritet dita e nesërme ku emri i tij do të votohet në parlament.
Pas 3 orë negociatash në kryesinë e kuvendit, 4 krerët e partive parlamentare, Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta dhe Shpëtim Idrizi nuk kanë mundur të arrijnë konsensus për një kandidat të përbashkët për postin e kreut të ri të shtetit.
Në fjalën e tij para kamerave Edi Rama u shpreh:
Bëmë një përpjekje të gjatë, intesive, të plotvullnetshme për t'i dhënë shqiptarëve presidentin që meriton dhe europes një sinjal që politika shqiptare duhej te jepte. Fatkeqesisht nuk u gjet mirëkuptimi dhe vullneti që duhet të shprehte qeveria shqiptare, pasi qeveria e beson se moszgjedhja e një presidenti konsensual, është një sinjal negativ dhe është një zhvillim që nuk thotë gjëra të mira për 12 tetorin kur Shqipëria do të vlerësohet.
Ne nuk duam një president vetëm për opozitën por një president me dakordësi dhe konsensual. Duhet që brenda qershorit t'i themi familjes europiane edhe pse me vonesë Shqipëria e morri vendimin e saj të rëndesishëm.

Nga ana e tij, kreu i LSI-së Ilir Meta bëri publike se mazhoranca nesër në Kuvend do të paraqitet me kandidatin zyrtar për president, zotin Artan Hoxha.
“Artan Hoxha është një personalitet i shoqërisë civile, me një karrierë dhe eksperiencë tepër të pasur, me një karrierë administrative, por me një angazhim dhe përkushtim të shtuar edhe si ekspert në fushën e reformave ekonomike dhe që kërkon procesi europian i vendit” theksoi Meta.
Ndërsa sipas kryeministrit edhe pse nuk u arrit konsensusi, mazhoranca bëri gjithçka për ta arritur atë.
“Ishte një takim i zgjatur, në të cilin palët diskutuan hapur. Mazhoranca bëri një pëpjekje të madhe që të afrohej përsëri me opozitën. Pikërisht për këtë qëllim ne përzgjodhëm kandidatura të njohura për reputacionin e tyre në fushat përkatëse, ministra të cilët ose kanë punuar në kohëra të ndryshme në të dyja krahët ose kanë vlerësimin e të dy krahëve. Përzgjodhën personalitete të shquara por megjithë shkëmbimin e hapur të mendimeve nuk u arritëm në një kandidaturë konsensuale me opozitën. Ndërkohë mazhoranca vendosi që nesër të paraqesë për votim në parlament një personalitet të shquar të shoqërisë civile dhe publicistikës shqiptare por drejtuesin e institutit të studimeve bashkohore, institut që është edhe hartuesi i të gjitha ligjeve dhe reformave ekonomike gjatë së paku 12 viteve të fundit. Është Artan Hoxha në drejtim të këtij instituti në bashkëpunim me agjensitë më presitigjoze ka dhënë së bashku me stafin një kontribut në reformat e realizuara gjatë dekadës së fundit”

KOMENTE