English

Artan Hoxha tregon pse u tërhoq nga gara për president

Ashtu si Zaganjori që foli për tërheqjen e tij ashtu dhe Hoxha ka shuar kureshtjen e shumë njerëzve duke treguar arsyet e tërheqjes nga gara presidenciale.

“Për arsye të rrethanave, zhvillimet e të cilave po bëheshin të këtilla që tejkalonin kufirin e pranueshmërisë sime, ndërkohe që shpresoja të kundërtën, vendosa të terhiqem nga kandidimi për Presidentin e Republikës. Duke ju falenderuar të gjithëve si për mesazhet e shumta të mbështetjes së kandidimit dhe po kështu ato të mirëkuptimit për tërheqjen, ju përshëndes me shumë respekt si miq të mirë” shkruan Hoxha.

Ndërkohë në orën 15 pritet që kuvendi të mblidhet përsëri për të votuar kandidaturën tjetër të propozuar nga maxhoranca BUjar Nishanin.

KOMENTE