English

Gentian Govaçi arrestohet nga policia pas kapjes me drogë

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të bëra nga ana e Policisë Kufitare të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije, trafikut të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek , më datën 10.06.2012, Efektivat e Policisë Kufitare të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë marrë informacion në rrugë operative se në një kamjon me drejtues një shtetas nga Gjirokastra që shërbente për transport mallrash të ndryshme nga Greqia në Shqipëri, do të transportonte një sasi lënde narkotike nëpërmjet pikës së Kalimit Kakavije për në drejtim të shtetit Grek.

Mbi bazën e këtyre informacioneve , menjëherë janë përforcuar shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit në Kakavije , ku gjatë gjithë mbrëmjes janë ushtruar kontrolle të rrepta në të gjithë kamjonët që lëviznin në drejtim të shtetit grek.

Rreth orës 19.30, të datës 10.06.2012 , në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije , ka mbëritur kamioni trajler ‘Skania” , me targë AA 372 AD , që drejtohej nga shtetasi Gentian Govaçi , i datëlindjes 1976 lindur dhe banues në Gjirokastër dhe mënjëherë shërbimet e Policisë Kufitare, kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm në këtë automjet ku gjatë kontrollit ka rezultuar se:
Në gomën rezervë të trajlerit , punonjësi i policisë kufitare ka dyshuar se brenda saj kishte lende narkotike dhe më pas gjatë hapjes së pjesshme të gomës ka evidentuar disa pako ku brenda tyre kishte lëndë narkotike e dyshuar si Mariuanë.

Në vendngjarje ka mbërritur Grupi hetimor si dhe Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër ku nga kontrolli i gomës rezultoi se:
Në brendësi të gomës u evidentuan 22 pako të mbështjella me letër natriban , me forma të ndryshme dhe me peshë të ndryshme, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike Mariuanë, gjithësej 33 kilogramë.

Drejtuesi i Kamjonit së bashku me kamionin është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër për veprime të mëtejshme ku në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit të sipërpërmendur.
Kamjoni si dhe pakot me lëndë narkotike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale .

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër rezultoi se ky shtetas lëndën narkotike e kishte blerë në fshatin Lazarat dhe e kishte futur vetë në gomën rezervë për ta trafikuar për në Athinë.

Materialet në ngarkim të shtetasit Gentian Govaçi, do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për ndjekje të mëtejshme për veprën panale të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

KOMENTE