Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Igli Totozani, rishikoni tekstet mësimore. Informacion edhe për homoseksualët
English

Igli Totozani, rishikoni tekstet mësimore. Informacion edhe për homoseksualët

Teksti i kërkesës së Avokatit të Popullit Igli Totozani, drejtuar Ministrisë së Arsimit lidhur me rishikimin e teksteve mësimore në shkolla, lidhur me çështjen e të drejave të homoseksualëve.

“Rekomandojmë përfshirjen në kurrikula dhe programe mësimore të njohurive dhe informacioneve për komunitetin LGBT, me qëllim arsimimin në një mjedis të sigurt pa dhunë, fyerje, përjashtim social apo trajtim ç’njerëzor lidhur me orientimin seksual ose me identitetin gjinor, si edhe “trajnimin e stafit akademik për moslejimin e çdo forme diskriminimi duke siguruar mbrojtje dhe disiplinë në institucionet arsimore për shkak të përkatësisë së tyre seksuale. Theksojmë se ekziston një nevojë e fortë për të rishikuar programet dhe materialet mësimore jo vetëm në Shqipëri. Duke ditur se lesbiket, homoseksualët, biseksualët dhe transeksualët kanë qenë shekuj me radhë dhe vazhdojnë të jenë objekt homofobie, transfobie dhe formave të tjera të intolerancës dhe diskriminimit për shkak të orientimit seksual ose identitetit gjinor, nevojiten masa specifike për të siguruar gëzimin e plotë të të drejtave të njeriut për këtë kategori personash”

KOMENTE