Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mehdin Zhega ndahet nga jeta në moshën 66 vjeçare
English

Mehdin Zhega ndahet nga jeta në moshën 66 vjeçare

Sot rreth orës 15:00 është ndarë nga jeta në moshën 66 vjeçare në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në spitalin neurokirurgjik ku ai po kurohej prej kohësh pas një hemoragjie të rëndë cerebrale që i kishte shkaktuar paralizë të përgjithshme, Mehdin Zhega baba i dy fëmijëve.

Ai u dëmtua gjatë kohës kur ishte në Kanada duke pësuar dëmtime të rënda të shtyllës kurrizore dhe hemoragji në tru. Që atëherë gjendja e tij shëndetsore nuk u përmirësua.
Për Ish-futbollistin e njohur të Vllaznisë, Dinamos dhe ekipit kombëtar, kohët e fundit u interesua personalisht edhe presidenti i vendit Bamir Topi.

Mehdin Zhega ka qënë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF. Ai ka lindur në Shkodër më 31 janar 1946. Shkollën e mesme e ka kryer në qytetin e lindjes, studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Kimi-Mercologji. Ka kryer studimet e larta edhe në Intitutin e Kulturës Fizike dhe Sporteve "Vojo Kushi" (sot Akademia e Sporteve).
Në periudhën 1963–1979, ka luajtur futboll me ekipet e Vllaznisë dhe Dinamos, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të vendit, i shquar si golashënues në ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtare. Nga viti 1965 e në vazhdim ka qenë anëtar i ekipit kombëtar të futbollit. Në vitin 1981 mbaron shkollën e trajnerëve në Austri. Ka kryer gjithashtu një seri kualifikimesh për trajner, jashtë vendit.
Në vitet 1984-1986 ka punuar si ndihmëstrajner i ekipit kombëtar dhe atij olimpik. Në vitet 1992-1996 ka qenë deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Në vitet 1999-2001 ka qenë trajner i ekipit Kombëtar të Shqipërisë. Nën drejtimin e Mjeshtrit Zhega, skuadra ynë Kombëtare, në vitin 2001, fiton turneun "Rothmans" në Maltë.
Ka fituar titullin e lartë "Mjeshtër i Merituar i Sportit".
Jeton në Tiranë dhe ka dhënë leksione futbolli.
Pasi shkarkohet nga detyra e trajnerit të ekipit Kombëtar të Shqipërisë, post që e mbajti deri në vitin 2001, ai emërohet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Përsëri, këtë post e mban deri në vitin 2010. Në vitin 2009, gjatë transmetimit të spektaklit për nder të 90-të vjetorit të themelimit të klubit shumësportesh "Vllaznia", ai nderohet me titullin "Qytetar Nderi" i qytetit të Shkodrës.
Më 5 maj 2011, gjatë një udhëtimi familjar dhe qëndrimi në Toronto të Kanada-së, ai pëson një aksident i cili fatkeqsisht e dënoi fillimisht me paralizë dhe sot me ndarjen përfundimtarë nga jeta.

Rama: Trishtim per vdekjen e Din Zheges, një yll i futbollit te femijerise sone

Kreu i PS-së Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish trajnerit të kombëtares, Mehdin Zhega. Përmes rrjetit social Twitter ai shpreh trishtimin, duke e vlerësuar një yll të futbollit te femijerise së tij.

KOMENTE