English

3 gra myslymane të mbuluara nuk lejohen të futen në Francë

3 gra myslymane nga Arabia Saudite kanë refuzuar të heqin mantelin e tyre pasi kanë mbërritur në aeroportin e Francës Charles de Gaull dje, si rezultat ato nuk janë lejuar të hyjnë në Francë.

Ato nuk kanë zbatuar ligjin francez i cili që nga viti 2001 pas hyrjes në fuqi ndalon njerëzit të mbuluar me veshje islame.

Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë së aeroportit, por në kushte anonimati. Grave u është kërkuar që të heqin mantelin por ato refuzuan, në këtë mënyrë polici ndaloi hyrjen e tyre.

Franca u bë shteti i parë për zbatimin e këtij ligji që më vonë u pasua nga Belgjika dhe Hollanda ndërkohë po diskutohet dhe në Britani.

KOMENTE