English

Seancë dëgjimore për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut zhvilloi sot seancë dëgjimore me Komisioneren për Mbrojtjen nga Diskriminimi, znj. Irma Baraku.

Zonja Baraku raportoi për aktivitetin e Komisionerit gjatë vitit 2011, për të cilin, Kuvendi do të dalë me një rezolutë vlerësimi.
Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi tha ndër të tjera se, është bërë një fushatë e gjerë sensibilizimi për të drejtat e njeriut me kategori të ndryshme të popullsisë, si dhe po punohet me të rinjtë për çështje kundër diskriminimit.
Gjatë përgjigjeve të pyetjeve të deputetëve, zonja Baraku vuri në dukje dhe një realitet të ri që po vihet re tek nxënësit në shkolla, lidhur me diskriminimin që i bëjnë njëri tjetrit për arsye të ndryshme.

KOMENTE