English

Trup pefekt, para dhe pas lindjes

Çdo vajzë ëndërron të ketë një trup perfekt. Nuk ka gjë që s'arrihet, mjafton të kesh vullnet.

Për shumë vajza shtatzania përveç gëzimit që u fal pasi do sjellin në jetë fëmijën e tyre, brenda vetes mendojnë se duan një trup të bukur.

Edhe këngëtarja 32 vjeçare e X Liberty Michelle Heaton, e cila me një trup perfekt për pak desh kaloi në depresion pasi trupi i saj filloi të shëndoshej gjatë shtatzanisë. Por ajo mendoi janë vetëm pak muaj që unë do të ha çfarë dua.
Dhe pas lindjes së vajzës së saj ajo duke qënë dhe një trajnere e kualifikuar palestre arriti që të rifitonte totalisht peshën që kishte para lindjes.

Madje u akuzua se nuk shpenzonte kohë me fëmijën e saj, por nuk ishte e vërtetë, ajo çdo ditë 45 minuta kryente ushtrime në shtëpi gjatë kohës që fëmija e saj flinte. Në fundjavë shkonte në palestër duke lënë fëmijën e saj me burrin.

KOMENTE