Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
15 vjeçarja fle me ditë të tëra për shkak të sindromit Kleine-Levin
English

15 vjeçarja fle me ditë të tëra për shkak të sindromit Kleine-Levin

Një nxënëse ka humbur nëntë provime dhe ditëlindjen e saj për shkak të një gjendje të rrallë e cila bie në gjumë për ditë të tëra.

Stacey Comerford, 15, nga Telford, Shropshire, vuan nga sindromi Kleine-Levin dhe hera e fundit që ajo u zgjua ishte pas dy muajsh.

Ajo është vetëm një nga 1000 njerëz në mbarë botën që vuajnë nga çrregullimi i cili është i njohur zakonisht si sindromi Sleeping Beauty.

Nëna e saj është e shqetësuar pasi ajo ka humbur dhe në peshë dhe ajo kur zgjohet ndihet sikur ka fjetur pak orë. Ajo ngrihet vetëm për në tualet dhe bie përsëri në gjumë.
Kjo gjendje i përsëritet shpesh me periudha gjatë vitit. Mjekët menduan për tumor pastaj zbuluan se ajo kishte sindromin Kleine-Levin.
Nuk ka shumë të dhëna për këtë sëmundje edhe pse mjekët thonë se do i kalojë me rritjen e moshës.

KOMENTE