English

Ecja e vdekjes. Amerikani do të përshkojë Niagarën mbi një kabëll që lidh dy shtetet

Janë pak njerëz që duan të bëhen të famshëm por dhe të pasur përmes çmendurive të tyre që për shumë veta janë të paimagjinueshme.

Pas disa vitesh përpjekjesh dhe marrje leje "i çmenduri" amerikan Nik Wallenda do të përshkojë me ecje në një kabëll nga SHBA-ja në Kanada për 40 minuta nën presionin e erërave, ujvarën e Niagarës.

33-vjeçari amerikan mbajtësi i gjashtë Rekordeve Guinness titujve Botërore për heroizmin e tij në litar i tendosur, ka vendosur të përshkojë sot, këtë distancë që kurrë më parë nuk e ka bërë njeri.
Megjithatë, sfida e tij është e konsiderueshme. Askush nuk e ka provuar më parë litarin e tendosur mbi ujëvarën më të fuqishme të Amerikës për dy arsye shumë të mirë.
E para: kubatura e ujit(200 000 metra kub ujë)që bie në sekondë nga muret është tmerrësisht e madhe.
Së dyti: shpejtësia e ujit është e madhe gjë që rrezikohet jeta e tij, nëse bie ka mundësi të mos dalë i gjallë pasi Niagara ka marrë shumë jetë njerëzish në historinë e saj.
Shpresojmë që të marrë rekordin e 7 botëror duke i uruar fat.

KOMENTE