Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masakra e Parkut të Tiranës
English

Masakra e Parkut të Tiranës

Grupi i këshilltarëve bashkiakë të majtë kanë kundërshtuar me forcë shpyllëzimin e një pjese të parkut të kodrave të liqenit, atë në afërsi të Rrugës së Elbasanit. Në këtë zonë po priten pemët në një sipërfaqe prej 7,000 metrash katrorë për tu kthyer në zonë me ndërtime. Këshilltarët socialistë Aldrin Dalipi, Genti Gazheli dhe Florian Pullazi e panë nga afër dëmin e njërit prej parqeve më të pasura natyrore të qytetit, duke kërkuar transparencë për dëmin që i bëhet qytetit dhe vendimmarrjen në kundërshtim si me interesin qytetar ashtu edhe me premtimet elektorale të Lulzim Bashës. Kreu i këshilltarëve të majtë i ka kërkuar Bashës të shpjegojë mbi çfarë baze ligjore dhe mbi çfarë akti e ka marrë këtë vendim. Dalipi ka nënvizuar se edhe Prokuroria e Tiranës duhet të nisë menjëherë hetimet për këtë masakër mjedisore në kodrat e liqenit.

Më poshtë prononcimi i kreut të këshilltarëve të majtë në Bashkinë e Tiranës Aldrin Dalipi:

“Kemi një sensibilitet të madh të qytetarëve të Tiranës dhe një shqetësim të qytetarëve të Tiranës dhe organizatat ambientaliste në lidhje me masakrën që ka ndodhur në Parkun kombëtar të Liqenit në Tiranë, ku mijëra metra katrorë janë shkatërruar brenda një nate. Ne i kërkojmë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës të dalë menjëherë publikisht dhe të bëjë transparencë. Të shpjegojë mbi çfarë baze ligjore, mbi çfarë akti e ka marrë këtë vendim. Ku janë bazuar autoritetet e bashkisë së Tiranës që kanë ndërhyrë dhe kanë kryer këtë veprim që për ne konsiderohet antiligjor. Gjithashtu sot i kërkojmë Prokurorisë së Tiranës të nisë menjëherë hetimet. Ne si këshilltarë të këshillit bashkiakë të Tiranës nuk kemi miratuar dhe nuk njohim asnjë vendim të Bashkisë së Tiranës për një ndërhyrje të tillë e cila për ne është e papranueshme.”

KOMENTE