English

Pasuria e familjes së re presidenciale. Odeta dhe Bujar Nishani

Familja e re presidenciale e Shqipërisë, e cila do të jetë në krye të shtetit pas datës 22 korrik 2012 e përbërë nga kreu i sapozgjedhur i shtetit, Bujar Nishani dhe zonja e parë e vendit, Odeta Nishani, duket se kanë një gjendje ekonomike të konsoliduar, nisur nga deklarimet e pasurisë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Por siç është bërë e udhës për të marrë vesh lidhur me prejardhjen e fmiljes dhe të ardhurat e familjes presidenciale rezulton se dhe familja Nishani ka të ardhura të konsoliduara.

Por ajo që ka rënë në sy është se pjesën dërrmuese të “pasurisë” së familjes e zotëron pikërisht bashkëshortja e Nishanit. Zonja e parë e vendit është pronare e vetme e tri shtëpive të banimit dhe dy dyqaneve, të gjitha të trashëguara nga i ati i saj, të vendosura në qytetin dhe plazhin e Durrësit. Nga ana tjetër, me Bujar Nishanin, zonja e parë ndan kontributin për një kredi prej rreth 4 300 000 lekë të marrë për blerjen e apartamentit të tyre të përbashkët në Tiranë në vitin 2007. Nga ana e tij, ish-ministri i Brendshëm, Nishani, nuk ka pronësi të tijën përveç gjysmës së apartamentit të Tiranës, për të cilin po shlyhet kredia dhe një automjeti tip “Tojota” të blerë me një vlerë prej 3 500 eurosh në vitin 2009.
Pasuritë e zonjës Nishani

-Shtëpi banimi me sipërfaqe 99 metër katror në rrugën Skënderbej, Durrës

-Shtëpi banimi me sipërfaqe 68 metër katror në rrugën “A.Goga”, Durrës

-Dyqan me sipërfaqe 60 metër katror në rrugën “Dëshmorët”, Durrës

Shtëpi banimi me sipërfaqe 40 metër katror në Plazh, Durrës

-Dyqan me sipërfaqe 100 metër katror në rrugën “Dëshmorët”, Durrës

-Shtëpi në Selitë, Tiranë, me sipërfaqe 152 metër katror

KOMENTE