English

Sëmundja e Bujar Nishanit. Mentor Petrela tregon të vërtetën

Të gjithë flasin shumë më tepër tani se më para, pasi pozicioni i kryetarit të shtetit nuk është i lehtë, ndaj dhe për këtë personi në krye duhet të jetë dhe i aftë nga gjendja shëndetsore.

Bujar Nishani, presidenti i sapozgjedhur i Shqipërisë, ka bërë publike edhe kartelën e tij mjekësore për të shuar kureshtjen e shumë njerëzve. Jo vetëm kaq akoma për më shumë informacion me detaje mjeku i cili ka bërë diagnostikimin e tij, DR. Mentor Petrela ka sqaruar gjithçka mbi problemin që ka kaluar Nishani.

“Kam diagnostikuar disa vite më parë tek zoti Nishani një Kavernomë në një zonë të trurit. Kjo haset në praktikën e përditshme të gjithë mjekëve, por krahas njerëzve të zakonshëm rastis të ketë dhe njerëz të rëndësishëm, njerëz të shtetit si në rastin konkret të zotit. Nishani. Ndonjëherë këto japin shqetësime, që manifestojnë hemoragji në tru. Në atë moment ne i rekomandojmë të sëmurëve që të bëjnë kiriurgji. Zoti. Nishani e ka bërë, është operuar nga neurokirurgët më të njohur të këtij planeti dhe brenda një vit e gjysëm do të jetë në gjendjen e mëparshme”u shpreh ai.
Por një mjek, si neurorikirurgu Petrela, nuk mund të lërë mënjanë ndjesinë humane. Jo për ta zvogëluar sadopak rëndësinë e saj, por për të thënë që asnjë nuk është i paprekshëm nga asgjë, doktor Petrela sqaron:

“Unë besoj në maksimën latine që ekziston në vite "medicus curat natura sanat", mjeku kuron, natyra shëron!". Zotit. Nishani nuk i mungojnë aftësitë , funksionet konjitive që janë më të rëndësishme që i duhen një shtetari ai i ka në rregull”-përfundon shpjegimi i mjekut të njohur Mentor Petrela.

Çfarë është Cavernoma (kavernoma)?
Cavernoma një anomali vaskulare e sistemit nervor qendror. Patologjikisht, ajo është e kuqe në ngjyrë vjollcë, duke u paraqitur si një mjedër. Cavernomas përmbajnë produkte të gjakut në faza të ndryshme të evolucionit dhe janë zakonisht më pak se 3 centimetra në madhësi.
Disa individë janë të lindur me një tendencë për të zhvilluar Cavernomas. Ato nuk janë një kancer, që do të thotë se ato nuk mund të përhapen në pjesët e tjera të trupit. Herë pas here, njerëzit mund të kenë shumë cavernomas.

Cavernomas ndodhin në njerëz të të gjitha racave dhe gjinive. Mashkull-femër raporti është pothuajse i barabartë. Historia e familjes mund të jetë pozitive, veçanërisht në pacientët me origjinë hispanike. Studimet e fundit e kanë lidhur predispozitën për zhvillimin e Kavernomas me mutacion të genit të veçantë të vendosura në kromozomin 7. Cavernomas mund të gjenden në çdo rajon të trurit, dhe të ndryshme në madhësi, të cilat paraqiten me çrregullime të ndryshme klinike. Në një popullsi të përgjithshme prej 1.000.000 - 0,5 për qind ose 5.000 njerëz mund të jenë me carvenoma edhe pse shumë prej tyre nuk janë simptomatike.

KOMENTE