Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhjet në Greqi. Europa po numëron mbrapsht minutat e Greqisë
English

Zgjedhjet në Greqi. Europa po numëron mbrapsht minutat e Greqisë

Evropa është në buzë, udhëheqësit e saj janë nervozë dhe të ndarë. Ditët përpara janë plot pasiguri.

Të dielën grekët votojnë në zgjedhjet që mund të përcaktojë nëse Greqia qëndron në euro. E premtja e sotshme është dita e fundit e fushatës.

Vëmendja mbetet te 37-vjeçari Alexis Tsipras, lideri radikal majtist i Syriza.

Ai është një politikan i ri i cili ka ardhur nga errësira për të sfiduar kushtet e marrëveshjes së kreditimit tërhequr nga Brukseli dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. Ai është një kandidat anti-asketizmi.

Nëse do të jetë i suksesshëm ai ka kërcënuar se do të heqë dorë nga marrëveshja, e cila mund të rrezikojë Greqinë ltë lërë monedhën europiane.

Por zoti Tsipras këmbëngul se ai mund të refuzojë kushtet shtrënguese bashkangjitur me marrëveshjen e kreditimit dhe të qëndrojë në euro.

Në takimin e tij të fundit në një shesh qendror në Athinë ai denoncoi memorandumin e shpëtimit.

"Jo marrëveshjes" tha ai, "do të qëndrojmë në euro dhe kemi një plan kombëtar për rimëkëmbjen ekonomike që do të mbrojë njerëzit nga falimentimi".

KOMENTE