Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Autobusi bie në greminë, në Qafë-Krrabë. Nuk ka viktima
English

Autobusi bie në greminë, në Qafë-Krrabë. Nuk ka viktima

Aksidenti i shënuar vetëm pak minuta më parë ka ndodhur në zonën e njohur si qershitë në Qafë-Kërrabë, ku autobusi me targa LB 3156 me 35 pasagjerë, të deleguar të Aleancës Kuq e Zi ka dalë nga rruga, duke përfunduar në greminë në një lartësi prej 30 m si rezultat i parakalimit të një automjeti tip Foristrade me targa të Tiranës.

Kanë mbetur të plagosur 9 prej tyre dhe njëri është në gjendje të rëndë.

Siç bën me dije kryetari i Aleances Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu pasagjeret e autobusit te aksidentuar janë delegate të Librazhdit, të cilet morën pjeseë të shtunen në Kongresin e kesaj force policie.
Mësohet se forca policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kane shoqëruar shoferin e autobusit Mit'hat Biçaku. Autoambulancat, ndërkohë kanë kryer transportin e të plagosurve ne Spitalin e Elbasanit.

Një nga të lënduarit, i cili ishte në gjendje më të rëndë është nisur direkt drejt Spitalit Ushtarak për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa të plagosurit e tjerë në gjendje më të lehtë janë drejtuar drejt spitalit të Elbasanit.

Siç bëhet e ditur në këtë rrugë është e ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda sidomos dhe i autobusëve por ka qënë vendim i vetë deleguarve për të kaluar në këtë rrugë.

KOMENTE