English

Festa luksoze e organizuar nga çifti hollivudian Jolie dhe Pitt

Kushdo dëshiron të organizojë festa luksoze dhe të ftojë njerëzit më të famshëm të botës.

E pra për Angelina Jolie kjo nuk është e pamundur. Çifti më i përfolur i Hollivudit, Jolie dhe Pitt ka menduar që në festën e Olympiadës të organizuar prej tyre të ftojnë dhe të preferuarën e tyre dukeshën e Kembrixhit Kate Middleton.
Festa, do të mbahet më 25 korrik, dy ditë para festës zyrtare të Olimpiadës për peshat e rënda në nder të Muhamed Ali.

Festa joshës është menduar për të ngritur fonde për bamirësi, të Sporteve për Paqe.

Të ftuar të tjerë do të jenë emra si David dhe Victoria Beckham, Sharon Stone, Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones dhe Prince Harry.

Nuk do të lejohet asnjë foto e marrë nga telefonat e tyre.

KOMENTE