English

Vajzat në shkollë do të shkojnë me pantallona dhe jo me funde

Veshja e fundeve është ndaluar në një shkollë, sepse drejtori i kësaj shkolle tha se vajzat në mënyrë të përsëritur kanë shkelur rregullat duke veshur funde mbi gju.

Ndaj për këtë, në shtator, nxënësit në Shkollën Moulton dhe Kolegjin Shkencor në Northamptonshire janë të detyruara që të veshin pantallona të zeza të përshtatshme. (jo të ngushta apo që nxjerrin format e trupit)
Drejtori Trevor Jones tha se ai ka marrë vendim radikal, me qëllim që të luftojë 'abuzimin seksual' të fëmijëve.
Nëse ata dështojnë t'i binden rregullit të ri, nxënësit do t'u jepen veshje të dorës së dytë ose do të dërgohen në shtëpi për të ndryshuar veshjen.
Z. Jones tha se ai kishte parë vajza të vijnë në shkollë me funde deri në gjysmë të kofshëve të tyre ose edhe më të lart.
Ai shtoi: "Disa prej tyre do të ishin më të përshtatshme në një klub nate se në një klasë".
"Unë mendoj se ka presion masiv me vajzat dhe imazhin.
"Shkolla duhet të jetë një vend ku ata mund të vijnë dhe nuk kanë për t'u shqetësuar në lidhje me atë çka veshin për disa orë, në vend që të përqendrohen në të mësuarit e tyre."

Ai tha se rregulli qe thyer pasi ishte deri poshtë gjurit, kështu që do të vendoset një rregull i ri pasi ka patur dhe prindër që janë ankuar lidhur me ngacmimin e vajzave të tyre, dhe nuk dua që imazhi i një edukimi të mirë në shkollë të thyhet.
Shkolla ka rreth 1300 nxënës nga mosha 11 deri në 18 vjeç.

KOMENTE