English

Cërrik - Elbasan, aksident 4 të plagosur

Si pasojë e një aksidenti automobilistik në Elbasan katër persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik - Elbasan, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, një me targa Elbasani ndërsa automjeti tjetër me targa greke.


Mësohet se dy prej të dëmtuarve nga aksidenti janë në spital në gjendje të rëndë për jetën. Ende nuk janë të qarta shkaqet që kanë çuar në këtë aksident, por paraprakisht pohohet se lëvizja në krah të kundërt e njërit prej automjeteve mund të jetë bërë shkak për përplasjen.

KOMENTE