English

Elbasan-Librazhd. 3 të vdekur dhe 3 të plagosur

Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd mbrëmjen e djeshme 3 persona kanë vdekur dhe 3 të tjerë janë plagosur.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Lizës, ku automjeti me targa targa CF 576 EN me të cilin udhëtonin 6 të rinj ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit
Leonard Xhaferri, 25 vjeç,
Spartak Bakalli, 26 vjeç
Taulant Haxhija 26 vjeç ku ky i fundit ndërroi jetë në spitalin e qytetit të Elbasanit.

3 të plagosurit janë:
Indrit Kasa, 19 vjeç,
Robert Karaj, 24 vjeç
Serjan Tafani, 28 vjeç,
Të tre ndodhen në Spitalin ushtarak Tiranë.
Policia po punon për zbardhjen e ndodhjes së aksidentit pasi akoma nuk dihen shkaqet.

KOMENTE