Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha takim me BERZH-in
English

Kryeministri Berisha takim me BERZH-in

Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me anëtarë të Bordit të Drejtuesve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, (BERZH) të cilët ndodhen për një vizitë në vendin tonë.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e bordit të drejtuesve të BERZH falënderuan Kryeministrin Berisha dhe qeverinë shqiptare për bashkëpunimin e deritanishëm me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Duke e vlerësuar dhe konsideruar një bashkëpunim të suksesshëm në shumë projekte të realizuara në Shqipëri, përfaqësuesit e BERZH shprehën angazhimin e tyre për vazhdimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi me qeverinë shqiptare edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, Kryeministri Berisha, i falënderoi përfaqësuesit e lartë të BERZH, për mbështetjen financiare të projekteve në sektorë kyç për vendin, si në infrastrukturë, energji, duke vlerësuar në mënyrë të veçantë kontributin e kësaj banke në sektorin energjetik. Më tej, kryeministri i njohu përfaqësuesit e BERZH me ecurinë pozitive të projekteve ekzistuese, të cilat janë aktualisht në zhvillim, duke shprehur vlerësimin për punën e përfaqësuesve të tyre në vendin tonë, si dhe për mbështetjen që ata kanë ofruar, jo vetëm në projekte të cilat po realizohen, por edhe për të ndihmuar në mundësinë e tërheqjes dhe nxitjes së investimeve, kryesisht në fushën e energjisë.

Më tej në takim, kryeministri Berisha bëri një ekspoze të situatës ekonomike në Shqipëri, duke u fokusuar në treguesit pozitiv të ekonomisë shqiptare, të cilët dëshmojnë çdo ditë e më shumë rritjen ekonomike të vendit. Kryeministri i njohu ata me përpjekjet dhe masat konkrete të ndërmarra nga qeveria shqiptare në vazhdimësi për krijimin e një klime sa më të favorshme për tërheqjen e investimeve të huaja, në të gjitha fushat veçanërisht në sektorin energjetik, agroindustri, turizëm, etj, si rezultat i të cilave këto investime janë rritur ndjeshëm në 4 mujorin e parë të këtij viti.

Kryeministri Berisha shprehu nevojën dhe besimin për vazhdimin e financimit të projekteve nga ana e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, edhe në të ardhmen. Gjithashtu kryeministri kërkoi mbështetjen e BERZH, edhe në drejtim të sektorit bankar.

KOMENTE