Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama në Bruksel: zgjedhja e presidentit, test për demokracinë e vendit. PS, avokat i statusit në BE
English

Rama në Bruksel: zgjedhja e presidentit, test për demokracinë e vendit. PS, avokat i statusit në BE

Në përfundim të vizitës së tij në Bruksel, një tjetër takim i rëndësishëm ishte ai mes kreut të opozitës dhe Presidentit të Parlamentit Europian, zotit Martin Schultz, ku sërish biseda u përqëndrua në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe marrjen e statusit të vendit kandidat. Zoti Rama iu përgjigj interesit të Presidentit të Parlamentit Europian për t’u informuar në lidhje me situatën politike në Shqipëri dhe njëkohësisht theksoi nevojën për të përmbyllur sa më shpejt reformën zgjedhore dhe atë parlamentare.

Këto dy reforma ishin edhe kryefjala e takimit mes kreut të Partisë Socialiste dhe Drejtorit për Zgjerimin në Komisionin Europian, zotit Stefano Sanino.

Kryetari i PS Edi Rama dha këtë intervistë për mediat në Bruksel:

“Ne e dimë shumë mirë që zgjedhja e njëanshme e Presidentit të Republikës ka ulur në mënyrë dramatike shanset e Shqipërisë për ta marrë statusin e kandidatit. Por, vokacioni ynë europian dhe angazhimi ynë i qartë përballë publikut në funksion të interesit kombëtar na imponon që të bëjmë të gjitha përpjekjet. Dhe sot në të trija takimet ne përsëri u munduam të jemi avokati i mirë i interesit kombëtar dhe i aspiratës europiane të popullit shqiptar.

Ndërkohë zgjedhja e presidentit ka mbaruar. Nuk ishte një nga dymbëdhjetë kriteret, por ishte një test për demokracinë e vendit. Tashmë çfarë mund të bëjë Partia Socialiste për plotësimin e reformave që nevojiten për marrjen e statusit kandidat?

Është e qartë që ndërkohë që qeveria mundohet të tregojë gishtin teksa gishti tregon hënën e vërteta kumbon. Nuk mundet Familja Europiane të hedhë një hap drejt nesh nëse ne nuk hedhim një hap drejt saj duke konfirmuar së paku përmes një flete garancie, siç do ta quaja, një reformë të miratuar konsensualisht zgjedhore, vullnetin për të mos përsëritur historinë e zgjedhjeve të vjedhura dhe për të mos ripërtërirë ciklin e pushteteve që nuk burojnë nga vota e popullit. Kjo është mëse e qartë për të gjithë sot, raporti i ODIHR-it flet shkoqur, të gjitha qëndrimet e Familjes Europiane dhe të qeverisë së Shteteve të Bashkuara nga ana tjetër janë të qarta. Shqipëria duhet të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme së pari duhet të manifestojë vullnetin e palëve për t’u ndarë nga një eksperiencë e cila është e hidhur dhe e cila nuk mundet më të shitet si një histori suksesi. Nuk është një histori suksesi, është një histori turpi që rrezikon ta kthejë Shqipërinë në të vetmin vend në historinë e proceseve integruese të ish vendeve komuniste që kanë ngelur tre herë për vjeshtë dhe po ashtu kërcënon të na lërë në një situatë krejt të papëlqyeshme vitin e ardhshëm kur çfarëdo që do të mund të bëjmë vëmendja dhe angazhimi i Familjes Europiane mund të mos jenë të njëjtët. Qoftë për faktin që jemi ngelësa recidivë, qoftë për faktin që dinamikat brenda Familjes Europiane janë të tilla që nuk e dimë sesi do të jetë gjendja e saj nesër.

Sipas planit të veprimit pritej që marrëveshja të mbyllej brenda pranverës, me qëllim që në shtator të bëhej votimi për ndryshimet në kodin zgjedhor. A mos po shkojmë drejt dështimit të radhës për reformën zgjedhore, duke patur parasysh që vitin e ardhshëm kemi zgjedhjet. Çfarë mund të bëjë PS që kjo të mos ndodhë?

Fatkeqësisht, po provohet ajo çka ne e kemi shprehur si një dyshim të qartë kur kemi hyrë në këtë proces. Kemi nënvizuar që afatet janë ajo çka përbën themelin e vazhdimësisë së kësaj historie, si një histori suksesi, apo si një histori e njohur dështimi. Praktikisht, afatet janë djegur, janë ridjegur dhe ne jemi përpara të njëjtit skenar. Skenarit të tërheqjes zvarrë të çështjeve me rëndësi madhore për ta vënë përsëri qoftë opozitën, qoftë publikun, qoftë Familjen Europiane dhe të gjithë komunitetin ndërkombëtar përpara faktit të kryer.

A morët ndonjë garanci për aq takime sa patët? A morët ndonjë garanci që nuk do ketë dështim të radhës dhe që sidomos me zgjedhjet e ardhshme do shkohet me një reformë zgjedhore të respektuar nga të gjitha palët?

Ne kuptuam një gjë që askush nuk mund t’i hedhë hi syve Familjes Europiane. Në të trija takimet ishte e qartë që Shqipëria në rast se kërkon ndihmë duhet që t’i ndihmojë gjithë vendet anëtare, ta ndihmojë Komisionin Europian në mënyrë që ata të vihen në pozitën që të na ndihmojnë. Por, ne, fatkeqësisht, për shkak të një sjelljeje të njohur dhe të vjetër të atyre që duan me çdo kusht të mbajnë pushtetin, nuk po arrijmë dot që t’i ndihmojmë miqtë dhe partnerët tanë që ata ta ndihmojnë Shqipërinë.

E parashikoni gjithsesi bashkëpunimin me mazhorancën për reformën zgjedhore?

Ne nuk jemi në këtë proces për shkak të qeverisë dhe nuk i kemi marrë angazhimet tona si angazhime që lidhen me qeverinë. Ne jemi në këtë proces sepse Partia Socialiste është një forcë europiane, vokacioni ynë është një vokacion europian dhe angazhimi ynë është europianizimi i Shqipërisë. Dhe do të vazhdojmë të kontribuojmë në këtë proces sa të dhimbshëm aq edhe të pandershëm, në fakt, me këtë vetëdije, që Shqipëria një orë e më parë duhet të futet në Familjen Europiane. Sepse vetëm përmes përfshirjes së plotë në Familjen Europiane do të shpëtojë nga një histori e vjetër që riciklohet me fjalë të tjera, por fatkeqësisht me të njëjtin protagonist të vjetër dhe të dëmshëm.

Është e kotë t’ju pyes se çfarë mund të bëjë PS për të rritur shanset e vendit për të marrë statusin kandidat këtë vit, meqenëse janë tepër të pakta dhe na ngelet vetëm një muaj kohë?

Partia Socialiste po bën gjithçka mundet, por Partia Socialiste sot është në opozitë. Unë dua t’ju siguroj që si sot një vit ne do të jemi në qeveri dhe qeveria jonë do të bëjë atë që kjo qeveri nuk e bën prej 7 vitesh dhe nuk do ta ketë bërë edhe prej 8 vitesh. Do ta bëjmë sepse jo vetëm besojmë, por edhe dimë ta bëjmë ashtu siç duhet bërë gjithë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Familjes Europiane.

Partia Socialiste dhe opozita shqiptare do t’i fitojnë zgjedhjet e ardhshme me ose pa kodin zgjedhor, por reforma zgjedhore është themelore për të garantuar Familjen Europiane dhe sigurisht për të garantuar se çdo votë do të lexohet ashtu siç duhet. Çka dua të them është se me vjedhje Saliu dhe të tijtë mund të ngushtojnë distancën, por kurrë nuk do të arrijnë që të përmbysin vullnetin e popullit, sepse rezultati do të jetë një rezultat fitues për Partinë Socialiste dhe për opozitën shqiptare.

KOMENTE