Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqiptarja përdhunohet nga një grek, anëtar i Partisë neonaziste
English

Shqiptarja përdhunohet nga një grek, anëtar i Partisë neonaziste

Një 45 vjeçar grek, nënpunës civil dhe anëtar i partisë neonaziste, "Chrisi Avgji" që radhitet e pesta në vend pas zgjedhjeve të 17 qershorit të këtij viti, ka përdhunuar një minorene shqiptare në një nga zonat verilindore të Athinës.

Ai qe njohur me vajzën shqiptare përpara disa muajsh kur kompania shtetërore ku ai punonte, kryente disa punime në shkollën e zonës ku mësonte vajza.
Sipas mediave greke ai është i martuar me tre fëmijë dhe fillimisht e ka joshur adoleshenten shqiptare me premtime dhe oferta për punë.

Por ndërsa nxënësja shqiptare ka ngelur shtatzënë pas "përdhunimit", ajo ka shkuar të abortojë femijën ,ndërsa prindërit i kanë kërkuar shpjegime 45-vjeçarit i cili para policisë ka pranuar lidhjen e paligjshme me një të huaj, pavarësisht ideve të tij nacionaliste, por nga ana tjetër ka pohuar se vajza ka kryer çdo gjë me dëshirën e saj.

45-vjeçari është arrestuar nga policia greke dhe më pas është lënë i lirë me kusht duke paguar një garanci prej 30.000 eurosh, dhe në anëan tjetër anëtarë të rinj të partisë së tij kanë detyruar familjen e vajzës për të tërhequr denoncimin. Në këtë mënyrë familja shprehet se është vazhdimisht e kërcënuar dhe ndihet e frikësuar.

KOMENTE