Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Standad and Poor’s vlerëson Shqipërinë me B+ ekonominë dhe financat shqiptare
English

Standad and Poor’s vlerëson Shqipërinë me B+ ekonominë dhe financat shqiptare

Më date 18 Qershor 2012 agjensia më e madhe e vlerësimit të kreditit të korporatave dhe vendeve sovrane, Standad and Poor’s (S&P), ka vlerësuar me gradën ” B+” si dhe ka paraqitur një pritshmëri “Stable” për të ardhmen e ekonomisë dhe financave publike të Shqipërisë.

Është mjaft pozitiv fakti që kjo agjenci ka mbajtur konstant vlerësimin e saj për Shqipërisë në një kohë kur shumica e ekonomive evropiane po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike e financiare dhe rrjedhimisht nje pjese e mire e tyre kanë njohur rënie të gradave respektive nga kjo agjenci apo agjenci të tjera simotra.

Ndërkohë që ky vlerësim reflekton kredibilitetin që gëzon ekonomia shqiptare në këndvështrimin dhe analizën tepër rigoroze të një ndër agjencive më të specializuara në këtë fushë, në të njëjtën kohë ky vlerësim përbën edhe një sinjal tepër pozitiv për agjentët ekonomik që operojnë ose mendojnë të operojnë në ekonominë shqiptare, duke krijuar një premisë të mirë për dinamikën ekonomike në vijim.

Pikat e forta të ekonomisë dhe financave publike shqiptare që kanë ndikuar në këtë vlerësim “B+” të S&P për Shqipërinë janë:
- Potencial i lartë i rritjes ekonomike në afatin e gjatë
- Një kuadër ligjor i cili i jep prioritet në mënyrë eksplicite pagesave të shërbimit të borxhit publik
- Aspirata afat-gjatë për anëtarësim në Bashkimin Evropian e cila shërben si ankorë për politikat qeveritare

Ndërsa sa i takon pritshmërisë “stable” (e qëndrueshme) të S&P për të ardhmen e ekonomisë shqiptare, në raportin e saj kjo agjensi vëren:
Pritshmëria “e qëndrueshme” reflekton pikëpamjen e S&P se Shqipëria do të vijojë të ndjekë politika të shëndosha fiskale dhe ekonomike, të udhëhequra nga përpjekjet e saj drejt integrimit në BE.

KOMENTE