Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lazarat arrestohet Xhelo Rabi. U kap me 600 fidanë kanabis e 100 kg marijuanë
English

Lazarat arrestohet Xhelo Rabi. U kap me 600 fidanë kanabis e 100 kg marijuanë

Policia e antidrogës në bashkëpunim me policinë e Gjirokastrës ka më se një javë që ka ndërmarë operacione antidrogë kryesisht në Lazarat.

Dhe si rezultat i kësaj pune dje për herë të parë është arrestuar në Lazarat nën operacionin "kubikët" banor i këtij fshati Xhelo Rabi të cilit iu gjetën 600 rrënjë kanabis, të mbjellë në kubikë, pasi përgjatë viteve të shkuara aksionet policore në brendësi të fshatit kanë dështuar thuajse gjithmonë. Madje nuk kanë munguar as breshëritë e plumbave ndaj forcave speciale RENEA.

Gjithashtu, në banesën e tij u gjetën vazo lulesh, thasë plastmasi, rreth 100 kilogram boçe hashashi dhe një parcelë me fara për kultivimin e bimës.
Forcat e Drejtorisë së policisë në Gjirokastër, mbështetur nga Forca të ndërhyrjes së shpejtë dhe grupe Delta kanë shoqëruar dhjetëra persona në komisariat, të cilët ishin nisur drejt Lazartit për t'u punësuar në mbjelljen e lëndëve narkotike dhe ndërkohë Lazarati po mbahet nën kontroll për hyrjet dhe daljet e njerëzve.

KOMENTE