English

Babai shet vajzën 13 vjeçe për 5 mijë lira turke

Babai i një vajze 13 vjeçare nga Turqia Osman. G, ka nënshkruar një kontratë shitje me një bashkëmoshatar të tij 54 vjeçar për shitjen e të bijës.

Ai e ka shitur atë për 5 mijë lira turke blerësit Jusuf. A, sipas një kontrate "të rregullt". Por kush e ka firmosur këtë lloj kontrate të rregullt?

I dyshuari që bleu vajzën Jusuf A. u dënua 24 vjet në burg, ndërsa babai Osman Y., ku prokurori ka kërkuar një urdhër-arresti të lëshuar, u dënua me 7 vjet, 9 muaj dhe 22 ditë. Osman Y. do të arrestohet dhe do të futet në burg.

54-vjeçari e bleu vajzën 12-vjeçare në vitin 2006. Madje sipas kontratës që kanë nënshkruar, ishte data 12 shkurt 2006, por ky lajm u publikua në mediat turke gjashtë vjet më vonë.
Jusuf A. është arrestuar dhe akuzuar për përdhunim, nga Gjykata krimeve të rënda në Antalia. Sesioni i tretë i gjykimit u mbajt më 26 mars. Paneli i gjykatësve të cilët dorëzuan vendimin e kanë gjetur Jusuf A. i cili "blerësi" fajtor të "lirisë së privuar me qëllim abuzimin seksual" dhe "sulmet radhazi seksuale" dhe e dënoi me një total prej 24 vjet burg.

Babai Osman Y, pronar tregtar, i cili shiti vajzën e tij për Jusuf A. në këmbim të 5 mijë lirave sipas një kontrate të dyshuar, është gjetur fajtor për "lirinë e privuar për qëllime seksuale dhe ndihmën për sulm seksual", duke e dënuar atë me 7 vjet, 9 muaj dhe 22 ditë.

Kontrata e shitjes është nënshkruar bashkë me fotografinë e vajzës. Në kontratë thuhej: "Unë shes vajzën time në këmbim të 5 mijë lirave. Me 12.02.2006, unë i jap vajzën time Jusuf A. prej të cilit kam marrë paratë në dorë. Ajo do të jetë nën kontrollin e Jusuf A. deri në datën e dhënë më lart. Unë jap pëlqimin tim për këtë marrëveshje si babai i vajzës". Dhe në fund firma e babait.

Gjithçka mbeti në errësirë plot 6 vjet, derisa një ditë, vajza, tashmë 19 vjeçe, filloi të qajë papritur në mes të klasës. Aty, ajo i tregoi mësueses se i ati e kishte shitur tek një burrë tjetër dhe mësuesja lajmëroi menjëherë policinë.

KOMENTE