Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jeta seksuale e milingonave
English

Jeta seksuale e milingonave

Meshkujt beqarë të milingonave i shënojnë kimikisht meshkujt e tjerë rivalë që në momentin kur ata lindin për ti eleminuar më vonë nga skuadrat e vdekjes.

Kontrolli i vazhdueshëm i foleve siguron që një mashkull milingonë Cardiocondyla obscurior është në gjendje të kafshojë apo të etiketojë kimikisht një rival sapo ai të lindë.
Milingonat e shënura kimikisht shkatërrohen shpejt nga punëtorët e 'skuadrave të vdekjes'. Milingonat e rritura janë në gjendje të identifikojnë rivalët potencialë para se të dalin nga pupat e tyre. Milingonat e etiketuara kimikisht pastaj shkatërrohen shpejt nga punëtorët në 'skuadrat e vdekjes’, sipas studiuesve nga Universiteti i Regensburgut dhe IST Austri.

Kur milingonat dalin nga pupat e tyre - ato janë të prekshme për t'u sulmuar, sepse ekzoskeleti i tyre nuk është ngurtësuar ende për t'i mbrojtur ata dhe mandibulat e tyre janë gjithashtu shumë të dobëta për të kafshuar një sulmues.

Mashkulli dominant pa krahë, mban një sy jashtë për milingonat e porsalindura me krahë. Megjithatë, ndërsa meshkujt me krahë imitojnë substacat kimike femërore për të mos u zbuluar, meshkujt e rinj pa krahë zbulohen dhe sulmohen lehtë nga meshkujt më të vjetër.
Nëse lufta ndodh gjatë ditës së parë pas daljes nga pupa mashkulli i vjetër gjithmonë do të fitojë, por sapo ekzoskeleti i mashkullit të rri-forcohet, shancet e tij për të mbijetuar rriten në 14 %.

Pothuajse 50 % e luftës mes të vjetërve dhe meshkujve dy-ditore rezulton me vdekjen e të dy luftëtarëve. Përveç kësaj për të kafshuar, meshkujt lyejnë njëri-tjetrin me sekrecione nga anuset e tyre që inkurajon agresionin nga punëtorët e skuadrave të vrasjes.
Meshkujt e vjetër janë në gjendje të dallojnë pupat që përmbajnë femra nga ato që përmbajnë meshkuj, nëpërmjet nuhatjes së tyre kimike. Pupat që kanë meshkuj kafshohen shpesh, ndërsa ato që përmbajnë femra, apo meshkuj me krahë të maskuar si femra, nxitin një përgjigje të çiftëzimit.

Megjithatë, shancet e gabimit për të vrarë një femër apo një punëtor ndoshta i pengon meshkujt më të vjetër nga përpjekja për të shkatërruar plotësisht të gjithë meshkujt rivalë para se të dalin nga pupat e tyre.

Në kushtet e mbijetesës së kolonisë kjo garanton se në qoftë se një mashkull i vjetër dominant vdes, një mashkull i ri është gati për ta zëvendësuar atë.

Punoi Kompania GRIFIN
Pest Control Albania (Dezinfektim, Dezinsektim, Deratizim)
Adresa Tiranë
Tel. +355 66 27 21 174

KOMENTE