English

26 Qershori, Ditëa Ndërkombëtare Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave. Shifrat për Shqipërinë

Me rastin e Ditës kundër drogave ISHP-ja ka bërë të ditur raportin e saj mbi situatën në Shqipëri.
Përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik kanë bërë me dije të dhënat e fundit lidhur me varësinë ndaj drogave të përdoruesve shqiptarë.

Droga, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme nga bashkësia ndërkombëtare vazhdon të jetë një problem i madh për shëndetin publik, sigurinë dhe mirëqenien e njerëzimit.
Ashtu si në të gjithë botën, dhe në Shqiperi përdorimi i substancave abuzive, përfshirë ato legale dhe jo legale është në rritje vitet e fundit, kjo për shumë arsye. Ndër grupet më të prekura janë adoleshentët dhe të rinjtë. Vitet e fundit ka një rritje të përdorimit të këtyre substancave nga femrat, sidomos përdorimi i marijuanes. Ndërsa për drogat e tjera më të forta, si heroinë, kokainë, ekstazia , etj, predominon ndjeshëm numri i meshkujve.
Referuar të dhënave të fundit të raportit te EMCDA për vitin 2010, numri i personave që janë apo kanë përdorur substanca ilegale, varion nga 40.000 – 60.000 persona, nga ku mendohet se rreth 10-15% e tyre janë përdorues të drogave intravenoze, kryesisht heroinë dhe kokainë. Shihet se ka një rritje të ndjeshme të tyre këto vitet e fundit.
Numri i përgjithshëm i të rriturve (15-64 vjeç) të cilët kanë provuar lloje të drogave të paligjshme është vlerësuar të jetë rreth 5 000 në 1995 dhe 20 000 më 1998. Shihet një rritje të konsiderueshme që prej 1995.
Fenomeni i abuzimit me drogat në Shqipëri është më shumë një problem urban se sa rural ku numrin më të madh të personave të prekur nga përdorimi e kanë qytetet e mëdha. Nga drogat e përdorura prevelancën më të madhe e ka kanabisi me derivatet e tij (marijuana dhe hashish), në vend të dytë vjen përdorimi i heroinës dhe në vend të tretë kokaina. Shifrat lidhur me numrin e përdoruesve në Shqipëri janë kontradiktore.

Ekziston vetëm një qendër publike e specializuar në trajtimin e drogës në Shqipëri, Shërbimi i Toksikologjisë Klinike në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë (QSUT). Kjo është një qendër publike, përgjegjëse për të gjithë vendin, dhe merret kryesisht me trajtimin e detoksifikimit dhe të mbidozës. Ajo shërben njëkohësisht si njësi spitalore për shtrimin e pacientëve dhe si njësi shërbimi për pacientët ditorë, dhe është burimi kryesor i të dhënave për kërkesat për trajtim.

Që prej 7 Dhjetorit 1987, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e vendosi 26 Qershorin si Ditën Ndërkombëtare Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave si shprehje e angazhimit për të forcuar veprimin dhe bashkëpunimin me qëllimin për të shkuar drejt një shoqërie pa drogë.

ipas Strategjisë Kombëtare Kundër Drogës 2012–2016 (konkretisht komponenti i saj për reduktimin e kërkesës për drogë në shkallë vendi): (a) programet e trajtimit me metadon (zëvendësimi afat-gjatë) duhet të mbulohen nga qendra të specializuara; (b) lëshimi i recetave mjekësore në periudhën e parë nuk duhet të shtrihet deri tek mjekët e familjes; (c) duhet të zbatohet një kërkesë rigoroze për trajnim të specializuar për mjekët që lëshojnë recetën; dhe (d) trajtimi me metadon ka nevojë për një metodologji të veçantë dhe jo legjislacion të veçantë.

KOMENTE