Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjyshja i pret duart foshnjës 8 muajshe
English

Gjyshja i pret duart foshnjës 8 muajshe

Një foshnjë tetë-muajshe po shërohet në spital pasi të dyja duart e saj u prenë nga gjyshja e saj.
Incidenti ndodhi kur gjyshja ishte duke u kujdesur për vajzën e vogël, ndërsa prindërit e saj ishin në punë në provincën Shandong të Kinës.

Motivet e gjyshes nuk janë njohur ende si ajo mbetet në një gjendje kome që nga incidenti, pasi ajo u përpoq të vriste veten.
Një fqinj, që pa pasojat e incidentit dhe që shoqëroi nënën dhe fëmijën në spital, tha:

"Unë pashë që gruaja u kthye në shtëpi pas punës në fillim të pasdites, por vetëm 10 minuta më vonë ajo doli jashtë duke mbajtur fëmijën e saj e cila ishte mbuluar me gjak.
"Duart e fëmijës ishin prerë fare.
"Gruaja telefonoi të shoqin duke i kërkuar atij që të kthehet në shtëpi për të marrë duart e prera.
"Ajo tha se duart e foshnjës u copëtuan nga gjyshja e fëmijës e cila gjithashtu copëtoi veten, duke u përpjekur për të kryer vetëvrasje."

Nuk dihet ende nëse duart e vajzës mund të shpëtohen pasi mjekët kryen një operacion 12 orë në përpjekje për të ri-ngjitur.
Nëse operacioni është i suksesshëm, është e mundur që foshnja të ketë nevojë për të kryer proçedurat e mëtejshme për të rivendosur ato në funksion të plotë.

KOMENTE