Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti i Ministrisë së Drejtësisë për Prokurorinë është jashtë kompetencave të saj, shprehet Ina Rama
English

Raporti i Ministrisë së Drejtësisë për Prokurorinë është jashtë kompetencave të saj, shprehet Ina Rama

Ina Rama Kryeprokurorja e Shqipërisë ka deklaruar sot në komisionin e ligjeve gjatë raportimit për gjendjen e kriminalitetit në Shqipëri për vitin 2011, se imuniteti ka qënë një pengesë e madhe për hetimin e zyrtarëve të lartë.

Gjithashtu kryeprokurorja ka komentuar edhe mbi raportin e Ministrisë së Drejtësisë lidhur me inspektimet në organin e akuzës, duke deklaruar se kontrollet janë kryer jashtë kompetencave të Ministrisë së Drejtësisë. Sipas saj qëndrimet janë shpesh hipotetike dhe imagjinare.

“Raporti i Ministrisë së Drejtësisë për Prokurorinë është jashtë kompetencave të saj ndërsa të dhënat e raportit të Ministrisë së Drejtësisë ishin të pasakta.Ministria e Drejtësisë në raport na ka veshur problematikën e të gjithë sistemit dhe ajo ka marrë përsipër të vlerësojë etikën profesionale të prokurorëve dhe kjo është jashtë tagrit të saj”.

Dhe ajo është shprehur se shifrat e kriminalitetit janë në rritje, duke sjellë një numër të madh çështjesh për t'u trajtuar.

KOMENTE