English

Si të lahemi pa përdorur Ujë? Miliona jetë njerëzish e kanë mirëpritur

Një shpikje e re e gjimnazistit nga Afrika e Jugut do të mund të ndryshojë botën për ata që janë tepër dembelë për dush - dhe potencialisht të shpëtojë miliona jetë njerëzish.

Një student kolegji i Afrikës së Jugut ka gjetur një zgjidhje për higjienën me: Drybath - Xheli i parë në botë që do të përdoret për dush dhe nuk kërkon ujë për të pastruar trupin. Ai është paketuar i përshtatshëm në një pako të vogël, duke e bërë të lehtë për hequr erën e keqe, por ai synon për të arritur gjëra të mëdha.

Ludwick Marishane, një 22-vjeçar, student në Universitetin e Cape Town, shpreson që xheli, fjalë për fjalë të jetë një mbrojtës i jetës për njerëzit që vuajnë nga kriza e ujit dhe higjena e tyre detyrimisht lë për të dëshiruar.

Marishane fitoi si sipërmarrës në studentët botërorë të vitit 2011 për "xhelin që përdoret në dush dhe që vret bakteriet mbi lëkurën e njeriut". "DryBath(dush i thatë) është bërë për të shpëtuar jetën e mbi 2 milionë njerëzve të varfër që vuajnë dhe shpesh vdesin nga sëmundje lehtësisht të shërueshme si, diarre Trakoma, etj", shpjegon Marishane në faqen e internetit të tij.

Ideja lindi kur Marishane ishte një adoleshent dhe shoku i tij u ankua se ai ishte tepër dembel për t'u larë. "Pse nuk shpik dikush diçka që vetëm ta vendos në lëkurë dhe ai të më thithë gjithë mikrobet", u ankua shoku i tij.

Pse jo, vërtet? Marishane e morri seriozisht këtë fjalë të shokut dhe, përfundoi deri në zhvillimin e plotë të planit të tij të biznesit dhe duke bërë të gjithë studimin e tij nëpërmjet telefonit celular. Kostoja është 1,50 dollarë një pako për klientët e korporatave - për shembull, linjat ajrore, që mund të japin në paketat shoqëruese të fluturimit të pasagjerëve në distancë të gjatë fluturimesh, ushtarakët, për qëllime sanitare, kur dush është larg, madje dhe hotelet që shpresojnë për të inkurajuar dhe për të kursyer ujin.

Produkti është gjithashtu tërheqës për organizatat bamirëse, të cilat do të jenë në gjendje për të shpërndarë pako në rajone dhe komunitete në nevojë.



KOMENTE