Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tirana ofron arkitektura nga më të lashtat deri te modernet
English

Tirana ofron arkitektura nga më të lashtat deri te modernet

Nënkryetarja e Bashkisë znj. Jorida Tabaku theksoi ditën e djeshme, gjatë një tryeze të rrumballakët, ku u diskutua mbi arkitekturën e regjimeve totalitare të shekullit të XX dhe bërjen e tyre destinacion turistik, se në Tiranë mund të ndeshesh në një distancë të shkurtër në arkitektura nga më të lashtat tek ato më modernet, ndërsa sa i përket arkitekturës gjatë regjimit komunist, Tirana pati një influencë të fortë nga Bashkimi Sovjetik, për shkak edhe të marrëdhënieve që regjimi i atëhershëm, pati me këtë vend.Zonja Tabaku theksoi se në Tiranë është trashëguar një arkitekturë që reflekton momente të ndryshme historike dhe politike që ka kaluar vendi. Në Tiranë, në fare pak metra mund të ndeshesh me arkitekturën moderne e atë të realizmit socialist e një trashëgimi të çmuar të ndërtimeve, që në shekullin e III-të. Duke u ndalur në arkitekturën përgjatë regjimit diktatorial, ndryshe nga shumë vende që përqafuan arkitekturën moderne - sipas zonjës Tabaku - Tirana shumë shpejt u influencua nga metodat e Bashkimit Sovjetik.

“Pavarësisht vlerësimeve që ka për arkitekturën gjatë regjimit komunist, në vendin tonë, shpesh me nota negative por edhe pozitive, kjo mbetet një pjesë e historisë sonë të cilën nuk mund ta ndryshojmë. Një sërë ndërtesash të cilat prezantohen në këtë projekt, që i referohen kryesisht periudhës së komunizmit bëjnë pjesë në data-base që po krijon Bashkia e Tiranës me të gjithë monumentet e kulturës, pavarësisht se çfarë periudhe janë ato, për të krijuar manuale të veçanta se si mundet të mirëmbahen këto dhe të rekuperohen nga njëra anë por nga ana tjetër t’i bëjmë pjesë të guidave turistike”

Zonja Tabaku bëri të ditur se këtë vit do të nisë dhe projekti i rehabilitimit të bllokut të Toptanëve. “Krahas rrugës “Murat Toptani”, ne kemi një kompleks shumë të bukur, me Muzeun Etnografik dhe me një zonë të veçantë që ne duam ta kthejmë në një zonë të karakterit “tironas” dhe duam t’i japim një vlerë të veçantë, për të gjithë turistët që mund të gjejnë aty një pjesë Tirane që sot ka humbur.Tirana vazhdon të tërheqë vëmendjen e arkitektëve më në zë në mbarë botën dhe kjo u dëshmua qartë edhe në konkursin e Bulevardit, ku morën pjesë 7 prej studiove më të njohura në botë dhe në të gjithë projektet të cilat u prezantuan, duke përfshirë edhe projektin fitues, secili prej tyre kishte edhe një element të veçantë historik dhe kulturor të trashegimisë tonë, që e vlerësonte dhe përpiqej ta risillte edhe në këtë pjesë të re të Tiranës që ne do të zhvillojmë, në një mënyrë apo formë tjetër “Sigurisht që ne duam të zhvillojmë pronën, aty ku ka mundësi të zhvillohet por nga ana tjetër edhe të ruajmë atë vlerë historike, kulturore që Tirana e vjetër, Tirana historike ka” – theksoi Zv/Kryetarja e Bashkisë.

Gjatë këtij projekti, në bashkëpunim me 11 vende të tjera (Itali, Bullgari, Bosnjë – Hercegovinën, Serbinë, Greqinë dhe vende të tjera të rajonit) do të krijohet një data-base e të gjithë veprave arkitekturore të regjimeve totalitare.

KOMENTE