Lajme > Lajme Ditore > Korrik - Shtator 2012 > Lajmet e datës 1 Korrik 2012
 

Si ta kurojmë reumatizmën

Reumatizmi është shkaku i dytë, pas sëmundjeve të qarkullimit të gjakut, që shkakton më tepër paaftësi për punë. Më tepër se 50 për qind e njerëzve mbi 65 vjeç vuajnë nga kjo sëmundje, ndërsa kjo përqindje është më e lartë te seksin femër.
Të gjitha format e sëmundjeve reumatike,duke filluar që nga artrozat e deri tek osteoporoza,nga dhimbjet e belit e deri tek artriti reumatoid, janë të rënda për t’u trajtuar nëse zbulohen me një vonesë të madhe. Prandaj, është mjaft e rëndësishme të kapen me kohë dhe t'i kushtohet rëndësi shenjave të para. Diagnostifikimi mund të bëhet me mjaft sukses, meqë simptomat e para të kësaj sëmundjeje hetohen lehtë.

Disa këshilla si ta kurojmë reumatizmin
1- Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore
2- Merrni herë pas herë, (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë
3- Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta
4- Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites
5- Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile
6- Përdorni ujë mineral
7- Hani sa më shumë fruta më vitaminë C dhe A
8- Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol, ose medikamente të tjera me përmbajtje paracetamoli.

Sporti mban larg reumatizmin.

Specialistët këshillojnë që duke u marrë me sport të paktën dy herë në javë, i bën mirë kockave, jo vetëm duke i forcuar ato, por edhe duke ndihmuar procesin e kalcifikimit, mjaft i domosdoshëm për njeriun. Madje kjo është një ndër mënyrat kryesore për të mbajtur sa më larg vetes, reumatizmin. Jo pak, por tridhjetë ditë në vit, mjekët rekomandojnë plazh, për të gjithë personat që kanë probleme me reumatizmin. Sipas tyre, është shumë e rëndësishme, që ato të shtrihen në rërën e plazhit në mëngjes dhe në darkë. Ndërkohë që përdorimi i bimëve jeshile është shumë i këshillueshëm. Ato duhet të zihen për rreth 20 minuta dhe më pas do të pihen për të lehtësuar dhimbjet reumatizmale.

Shkruani KomentinKOMENTE
  • Ismet Demareksi 18:03 - 02 Korrik 2012
    pershendtje jam nje 38vjece vuaj nga artriti ramatoid kam bere ilace po asnje ndryshim dhe munges shum kalciumi me aftesi te dobet gjat qendrimit ne kebe marrje mendesh munges ekuilibri aftesi te dobet per pune ju me jepni disa kes hilla si duhet te veproj ju faliminderit Flora me respekt
  • Riza38 16:46 - 02 Korrik 2012
    Jam i interesua si kurohet Diabeti ne momentet fillestare, dhe si duhet trajtue ai..
  • kaqaniku 13:26 - 02 Korrik 2012
    te njejtat probleme kam edhe uen sidomos dimrit por nje gje qe ju ndihmon eshte te mos ftoheni te visheni trash.tjetra eshte se qin per qin keni qrregullime tjera,tek une eshte problem me ushqim nuk mi duron barku disa lloj ushqime sikurse qepa.kafja.qokollata.domatet dhe prodhimet nga ajo.prodhimet e qumshtit.kam arritur gati ti evitoj keta probleme duke ngrere vetem ushqime qe nuk me bejne dem dhe duke u marr me sport sa ma shum.marramendjet dimrit dhe dridhjet jan te forta andaj dimrit konsumoni sa me shum ushqim me yndyr qe trupi te ket mundesi ta mbaj temperaturen dhe mos rrini i uritur.dimrit ndihmon shum te pini qaje te ngrohta pasi mbajn barkun ngroht dhe ngroh edhe trupin.tjetra qe ndihmon shum eshte tushi i ngroht shum rrini nen tush nje koh te gjat.
  • Beni Kadriu 12:30 - 02 Korrik 2012
    pershendetje. po ashtu edhe un kam te njejtin peroblem si vjollca berisha qe 4 vite perdori qetsus dhe diklofen juv lutem te na ndimoni nese ka munsi me keshillime
  • vjollca Berisha 10:30 - 02 Korrik 2012
    pershendetje ! un jam nje 31 vjecare dhe vuaj nga spoliatroza dhe kam 3 vjet qe me perndjek nje kriz e madhe me keto diagnosa te dridhura marje mendesh te vjellta ; humbje kontrolli te qendritmit ne kembe . dhe kjo ne fakte me ndodhe gjithmone ne kohen e dimrit atje thejshte me kane bere sorume dhe gjilpera qetesuese dhe me kane keshilluar vete kamomil dhe paracetamol . dhe ne muajin qeshore te ketije vitit kam mare nje kure gati nje mujorshe sepse me behesh si ne gjendje te fikti . ju lutem a munde te me keshiloni dicka me teper per te bere kujdes qe te mos me ndodhe me qe te mos kem me keto pasoja ose per lehtesimin e kesaje diagnose!!!!! pres nje pergjigje . faleminderit dhe respekte .