Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: garantoj PS se tek ne ekziston vullneti i plotë për ecurinë e reformës zgjedhore
English

Berisha: garantoj PS se tek ne ekziston vullneti i plotë për ecurinë e reformës zgjedhore

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, kryeministri informoi lidhur me zhvillimet më të fundit për reformën zgjedhore dhe ecurinë e saj.

Duke vlerësuar punën me përgjegjshmëri dhe intensive të bërë nga Komisioni Zgjedhor për reformën, Kryeministri garantoi se tek maxhoranca ekziston vullneti i plotë për finalizimin, në përputhje me direktivat e ODIHR-it të kësaj reforme, në kohën më të afërt dhe në interesin më të mirë të vendit. Në këtë kontekst, kryeministri kërkoi bashkëpunimin e opozitës dhe të kryetarit të PS, Edi Rama për të konkluduar sa më parë mbi këtë reformë, tejet të rëndësishme për demokracinë shqiptare.

Lidhur me reformat ai ka theksuar:
“Dua tu informoj mbi zhvillimet mbi reformat. Vazhdojnë kontaktet midis palëve, uroj që ky proces të përfundojë në datën e caktuar, por dëshiroj të informoj qytetarët shqiptarë se gjatë 5 muajve, punë, do ta quaja unë, të përgjegjshme dhe intensive që ka bërë Komisioni i Reformës zgjedhore, pala jonë në këtë komision i ka njohur, ka pranuar në mënyrën më të vazhdueshme iniciativën e propozimit dhe ka respektuar iniciativën e propozimit të opozitës, kërkesë kjo që në fillim e opozitës dhe ne nuk e shkruam në marrëveshje sepse kjo nuk mund të shkruhej, por kjo me mirëkuptim të përbashkët është zbatuar pikë për pikë dhe këtu ne nuk kemi as edhe një keqardhje, përkundrazi ne vlerësojmë propozimet që kanë paraqitur socialistët në këtë komision dhe shpresojmë që me propozime të reja, të dy palët, të arrijnë në përfundimin sa më të shpejtë, brenda afatit të caktuar dhe votimin e saj në parlament.

Unë e garantoj PS se tek ne ekziston vullneti i plotë për finalizimin në përputhje me direktivat e ODIHR-it të kësaj reforme në kohën më të afërt."

KOMENTE