English

Clinton nuk dëshiron t'i përgjigjet në telefon Ivica Daçiq

2 zyrtarë të lartë të Departamentit të shtetit Amerikan pritet të vijnë në Kosovë dhe Serbi. Ata janë ndihmëssekretari amerikan i shtetit Philip Gordon dhe zëvendësi i tij Philp Reeker.

Të 2 zyrtarët do të zhvillojnë takime me zyrtarët e lartë të të dy vendeve.

Por mediat serbe njoftojnë se Ivica Daçiq javën e kaluar është përpjekur që të kontaktojë me telefon me sekretaren e shtetin Clinton por nuk ka mundur, pasi dhe përgjigjia nga ana e saj ka qenë që ai duhet të takohet me 2 zyrtarët amerikanë që po fluturojnë për në Beograd.

SHBA-ja nuk e shikojnë me sy të mirë propozimin që kryeministër të jetë Ivica Daçiq pas vizitës së tij në Rusi.

Dyshim tjetër te SHBA te Daçiqi janë edhe “mosmarrëveshjet” rreth deklaratave të Daçiqit për Vidovdanin për kthimin ushtrisë serbe në Kosovë e sidomos betimi i xhandarëve serbe në Kosovën.

Mediat serbe theksojnë se krahas Washingtonit edhe disa diplomatë evropian janë bërë më të kujdesshëm kur është fjala për emërimet e
këshilltarëve dhe të ministrave të ardhshëm nga të cilët disa veç janë përpjekur të shkaktojnë dilema dhe droje të caktuar.
Pritet që temat që do të diskutohen janë lufta kundër korrupsionit dhe
kriminalitetit, ndaj pritet që dhe qëndrimi zyrtar i Washingtonit me siguri do të ketë ndikim edhe në kolegët e tyre të shumtë evropianë dhe shpejt do të jetë e qartë se sa nga ata, do ta mbështesin formimin e qeverisë nga koalicioni i socialistëve të Daçiqit, përparimtarëve të Nikoliqit dhe Rajonet e Bashkuara të Dinkiqit.

KOMENTE