Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nisen në Afganistan 186 trupa paqëruajtëse shqiptare
English

Nisen në Afganistan 186 trupa paqëruajtëse shqiptare

Dje paradite, në sheshin qendror të Batalionit Special të Forcave Tokësore në Zall-Herr u zhvillua ceremonia e nisjes me mison në Afganistan të trupave paqeruajtës shqiptare. Këto trupa janë në përbërje të Kontigjentit të 11-të që shkon me mision në Herat, të Kontigjentit “Eagle-5”, i cili do të kryejë misionin në Kanadahar, Kontigjentit të I-rë të Ekipit Mjekësor me mision në Kabul dhe përfaqësuesëve të FASH, që do të dërgohen me mision në Shtabe dhe Komanda të ndryshme në operacionet ushtarake të drejtuar nga NATO, ISAF Afganistan dhe KFOR Kosovë.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ambasadori amerikan, z. Aleksandër Arvizu, ambasadori italian, Massimo Gaiani, komandantët e Forcave, atashe ushtarakë të huaj të akredituar në vendin tonë, gjeneralë, drejtorë drejtorish dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA, etj.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, pasi ka falenderuar të pranishmit në këtë ceremoni të veçnatë ka theksuar: “Ky është moment vërtetë i rëndësishëm për të gjithë ne, por do të më lejoni së pari, siç e kemi zakon ne shqiptarët, të falenderojmë miqtë, ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu, ambasadorin italian Massimo Gaiani, të falenderojmë SHBA dhe Republikën e Italisë, që kanë qenë ndër mbështetësit kryesorë të Forcave tona të Armatosura për 20 vjet, që kanë qenë ndër mbështetësit kryesorë të anëtarësimit të vendit tonë në NATO dhe që ne bashkëpunojmë më ngushtë dhe kemi ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme, sikurse e provon edhe ky mision”.

Duke folur për arritjet e shënuara në FA, ministri Imami theksoi se, "Ne ju themi sot se Forcat tona të Armatosura po shkojnë drejt konsolidimit të plotë si një Forcë e Armatosur e Aleancës së madhe të Atlantikut të Veriut. Nëse tre vjet më parë ne kishim vetëm forca që në misione jashtë atdheut kryenin ruajtje, ne sot kemi Forca Speciale që kryejnë ruajtje dhe mbrojtje. Kemi një ekip mjekësor, kemi oficerë në shtabet e ndryshme në të gjitha rajonet e Afganistanit, në ISAF, si dhe kemi një ekip përkujdesjeje që mbështet trajnimet e OMLT. Mendoni një vend që para 100 vjetësh mund të mos ishte fare në hartën e Europës, një vend i vogël që me përpjekje dhe me vullnet të madh për liri dhe paqe, mbas 100 vjetësh jo vetëm që anëtarësohet në aleancën më të fuqishme të të gjitha kohërave, por ndihet tashmë një vënd dhe një Forcë e Armatosur e integruar brenda saj, për të dhënë kontributin e vet për paqen, lirinë dhe sigurinë kudo në botë. Por, ne ndihemi të konsoliduar, jo vetëm në misionet tona, por edhe në fusha të tjera. Për këtë dua t’ju jap qytetarëve shqiptarë, mandej edhe Forcave të Armatosura dhe miqëve tanë, lajmin e mirë se javën e kaluar ne mbyllëm përfundimisht demontimin në poligonet e hapura të materialeve të tepërta, çka tregon se programi jonë i demilitarizimit të ushtrisë, së heqjes së asaj barre të rëndë që regjimi komunist i kishte lënë FA, po përfundon me sukses të plotë", deklaroi më pas ministri Imami.

Më tej, ministri Imami ka nënvizuar se, Shtabi i Përgjithshëm i FA ka rritur kapacitetet planizuese, duke mbyllur me sukses edhe Konferencën e Pestë me Komandën e Doktrinës dhe të Transformimit të Aleancës (ACT), që ishte një sukses dhe që sigurisht do të lerë detyra për të ardhmen. Për këtë ai ka falenderuar gjeneralmajor Gjunkshin dhe Shtabin e Përgjithshëm, të gjitha komandat që janë përfshirë gjatë një viti e gjysëm në një proces të mundimshëm, të lodhshëm, që kërkon kapacitete volitive, por edhe intelektuale që këtë ushtri ta kthejmë me të vërtetë në një ushtri të NATO. “Dy sfidat tona kryesore janë: çështja e personelit në Forcat e Armatosura, e cila kërkon që, duke filluar nga ministria dhe të gjitha strukturat e tjera, t’i shqyrtojmë, sikurse edhe po shqyrtojmë ligjin, rregullat, rregulloret, vendimet. Do të kryejmë implementimin serioz, të ndershëm, të paanshëm të një politike për personelin, e cila rrit kapacitetet tona, sepse n.q.s ka një gjë me të vërtetë të çmuar, tek e cila ne me të vërtetë mbështetemi, n.q.s ka diçka e cila na ka nderuar dhe përfaqësuar, ky është ushtari, oficeri i Forcave të Armatosura. Ky është thesari i kësaj ushtrie dhe të gjithë së bashku duhet të bëjmë përpjekjet maksimale ta ruajmë dhe të rrisim kapacitetet maksimale të tij. Viti i ardhshëm do të jetë viti që ne do të fokusohemi tek çështjet e personelit dhe ndofta tek një nga çështjet e fundit që ka mbetur për t’u rregulluar në këtë ushtri, që është transporti”, ka theksuar ministri Imami.

Në fund të fjalës së tij, duke kujtuar aktin heroik të kapiten Feti Voglit, ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami është shprehur: “Dua të kujtoj sot me dhimbje dhe me krenari veprën heroike të Dëshmorit të Atdheut, të kapitenit Feti Vogli, i cili dha jetën në krye të detyrës duke mbrojtur shokët dhe lirinë e një populli që po vuan nga një intolerancë, nga ekstremizmi ideologjik, nga fanatizmi fetar, nga prapambetja. Kjo është arsyeja që ne shkojmë atje, kjo është arsyeja që ju shkoni atje, për të dhënë një ndihmë dhe një kontribut për paqen si parakusht për zhvillimin e atij vendi. Kapiten Vogli me trimërinë dhe sakrificën e tij është shembull frymëzues i ushtrisë tonë, është modeli më i mirë i qytetarit të një shoqërie demokratike dhe vendi të lire. Me aktin e tij sublim ai përjetësoi emrin e tij, të familjes së tij, përjetësoi kombin shqiptar. Ne jemi krenar për kolegun tuaj. Lavdi të përjetshme dëshmorit të Atdheut Feti Vogli!”

Të pranishmit në këtë ceremoni i përshëndeti edhe ambasdori amerikan, z. Aleksandër Arvizu dhe ambasadori Italian, z. Massimo Gaiani.

Kontigjenti i 11-të që do të dërgohet me mision në Herat, Afganistan përbëhet nga 107 ushtarakë, efektiva të Batalionit të dytë të Këmbësorisë të Forcës Tokësore. Ky kontigjent do të veprojë në përbërje të Komandës së Forcave Italiane në Herat, Afganistan. Kontigjenti “Eagle-5”, do të zëvendësojë Kontigjentin “Eagle-4” që vepron me mision në operacione luftarake në Kandahar dhe përbëhet nga 45 oficerë, nënoficerë dhe ushtarë profesionistë të Batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore. Ky kontigjent do të realizojë detyra në zonën operacionale Spin Boldak, Kandahar, Afganistan, në bashkëpunim me forcat amerikane. Kontigjeni i parë mjekësor që do të shërbejë me mision në Kabul përbëhet nga 12 mjekë dhe infermierë, ndërsa 21 oficerë do të shërbejnë në komandat dhe shtabet e ndryshme në operacionet ushtarake të drejtuara nga NATO, ISAF Afganistan dhe KFOR Kosovë. Pra gjithsej sot janë nisur me mision paqeruajtës në Afganistan dhe në disa komanda e shtabe të NATO 186 ushtarakë të FASH.

Në fund, ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami i dorëzoi Flamurin Kombëtar komandantit të Kontigjentit të 11-të nënkolonel Lavdrim Oshafi, ndërsa shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi ia dorëzoi Flamurin Kombëtar komandantit të Kontigjentit “Eagle-5” kolonel Ekland Dauti.

KOMENTE