English

Cristiano Ronaldo dhe Irina Shayk seksi në plazhin St Tropez (FOTO)

Ajo shpreh aftësitë në fushën e modës ndërsa ai tregon aftësitë e tij në futboll.

Irina Shayk dhe Ronaldo janë parë së bashku duke shijuar diellin në plazhin e St Tropez.

Pothuajse gjithë kohës ata janë parë në det duke luajtur dhe bërë shaka me njëri tjetrin.

Modelja ruse 25 vjeçare e Sports Illustrate, dukej mjaft e dashuruar pas të dashurit të saj Cristiano Ronaldo.

Ndërsa Ronaldo ka qenë duke luajtur për ekipin e tij në Euro 2012, derisa ekipi u eliminua në gjysmë-finale, Irina ka qenë e zënë me karrierën e saj.

Modelja ishte në Hotelin Angel Miguel, në Madrid për prezantimin e një linje të re bizhuterish.
Çifti është së bashku që nga pranvera e vitit 2010.

KOMENTE