English

Maria De Villota, shofere e Formula 1 aksidentohet

Një shofere femër, test për Formula One u plagos rëndë dje në mëngjes pas një aksidenti në një qark në Cambridgeshire por ka rifituar vetëdijen dhe arriti të flasë me familjen e saj me telefon nga shtrati i saj në spital.

Maria De Villota, 32 vjeç, ishte duke marrë pjesë në testin e saj të parë për ekipin e F1 Marussia në Duxford Airfield këtë fundjavë, kur ajo ka përshpejtuar shpejtësinë e saj në mënyrë të pashpjegueshme me rreth 40mph më shumë e cila ka bërë që ajo të pësojë dëmtime trupore si pasojë e aksidentit.

Babai i saj Emilio De Villota, i cili ka konfirmuar këtë pasdite se ajo kishte pësuar lëndime në fytyrë, kishte folur me të pak përpara se të hipte në një fluturim për në Londër për te shtrati i saj.

Ajo ka qëndruar 15 minuta pa ndjenja brenda në makinë dhe më pas sajë ndihmës së mjekëve që erdhën ajo është përmendur dhe ka filluar të flasë dhe të lëvizë.

Pas aksidentit dhe lajmit të bërë publik, mesazhe të shumta në mbështetje të saj u dërguan në faqen e saj Twitter.

KOMENTE