Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pse Ministria e Mbrojtjes i fshihet kontrollit nga Komisioni i Sigurisë?
English

Pse Ministria e Mbrojtjes i fshihet kontrollit nga Komisioni i Sigurisë?

Partia Socialiste ka denoncuar 2 ditë më parë nëpërmjet deputetit të saj, Piro Lutaj, refuzimin e mbikëqyrjes së Ministrisë së Mbrojtjes nga Komisioni i Sigurisë. Deputeti Lutaj, tha se Ministria e Mbrojtjes nuk e pranon Komisionin e Sigurisë, ndërsa e quajti këtë një atentat që i bëhet Kushtetutës, si dhe mungesë transparence dhe përgjegjësie.
Në emër të grupit të deputetëve të Partisë Socialiste, Lutaj i bëri thirrje kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli për marrjen e masave.

Deklarata e plotë e deputetit Piro Lutaj:
Deputetët e PS, anëtarë të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, të cilët qysh prej shkurtit të këtij viti kanë depozituar në Komision, kërkesën për të ushtruar funksionet e veta kushtetuese për të mbikëqyrur veprimtarinë e Ministrisë së Mbrojtjes përkundrejt zbatueshmërisë së legjislacionit në fuqi.
Pas një odiseje të tejzgjatur, në mbledhjen e tij të datës 18 maj 2012 Komisioni i Sigurisë në mënyrë unanime, maxhorancë dhe opozitë, mori vendimin Nr.8, ku u miratua plani i zhvillimit të seancave dëgjimore dhe të mbikëqyrjes parlamentare në Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe e përcaktoi grupin e punës që do të ndjekë këtë veprimtari në emër të Komisionit, të përbërë nga deputetë të maxhorancës e opozitës, vendim i cili ka hyrë në fuqi menjëherë.

Bazuar në vendimin e sipërcituar, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë Marlin Myftiu, me shkresën Nr.1608 datë 12 Qershor 2012 të sigluar edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Legjislativ të Kuvendit, ka njoftuar Ministrin e Mbrojtjes, zotin Arben Imami për fillimin e procedurave të punës nga ana e këtij Komisioni. Ditën e premte më datë 29 Qershor, pas kontakteve me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe kryetarin e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, anëtarët socialistë të Komisionit, u njoftuan se Ministria e Mbrojtjes nuk e pranon këtë Komision që të ushtrojë funksionet e veta Kushtetuese, pa dhënë asnjë arsye lidhur me këtë. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Komisionin e Sigurisë e konsiderojnë këtë refuzim si një atentat që i bëhet Kushtetutës, si një shprehje e arrogancës së pushtetit, e mungesës së transparencës dhe llogaridhënies, si dhe e shpërfilljes që Ekzekutivi i bën pushtetit legjislativ në përmbushje të detyrimeve të veta kushtetuese.
Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Komisionin e Sigurisë, i kërkojnë Kryetares së Kuvendit, si përfaqësuese e këtij institucioni në marrëdhënie me pushtetet dhe institucionet e tjera, që të ushtrojë kompetencat e saj kushtetuese për tu mundësuar parlamentarëve kryerjen e detyrave të tyre. Grupi i deputetëve socialistë i kërkon gjithashtu, Ministrit të Mbrojtjes që të heqë dorë nga këto praktika të dëmshme jo vetëm për institucionin që ai drejton por edhe për reputacionin e Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s. Është absurde dhe e papranueshme që Ministri Mbrojtjes, të bëhet pengesë për të mos u zbatuar njëri prej parimeve themelore, kontrolli demokratik, civil i FA, transparenca dhe llogaridhënia. Refuzimi nga ana e Ministrit të Mbrojtjes për të mos lejuar mbikëqyrjen nga ana e përfaqësuesve të legjislativit lë shteg për të dyshuar…
Çfarë kërkon të fshehë Ministri i Mbrojtjes? Kush janë motivet e vërteta të kësaj mungese flagrante të transparencës e llogaridhënies? Ndërkohë që opinioni publik përditë bombardohet me lajme alarmante mbi trafikimin e armëve, korrupsionin dhe politizimin e kësaj Ministrie e cila duhet të jetë përfaqësuese dhe simbol i unitetit kombëtar dhe jo strofull e militantëve të partisë në pushtet.

KOMENTE